Betejë ndërkombëtare me trafikantët e drogës, SPAK lëshon 20 urdhër-arreste
Prokuroria e Posaçme SPAK në kuadër të një operacioni në bashkëpunim me autoritetet e huaja ka lëshuar 20 urdhër-arreste për trafik narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Lidhur me këtë operacion, SPAK-u ka njoftuar se në orën 13.30, pranë ambienteve tona në SPAK, do të mbahet dhe një konferencë për shtyp lidhur me Krimin e Organizuar dhe në bashkëpunim me autoritete të huaja, ku do të jepen dhe detaje nga ky mega-operacion.
Burime për Ora News bëjnë me dije se SPAK ka lëshuar 20-urdhër-arreste teksa 14 prej tyre janë ekzekutuar.
Sipas burimeve operacioni është shtrirë në disa qytete të Shqipërisë: në Vlorë, Korçë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.