DITA 12/ “Jepe dorëheqjen!” - Shqiptarët dalin në shesh, sot edhe më shumë në bulevardin te Kryeministria

Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, për të 12-tën ditë rradhazi.

Pas organizimit të tyre, pritet që të fillojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Shumë prej tyre mbajnë në duar pankarta me mesazhe të ndryshme dhe flamuj kuqezi.

DITA 12/ “Jepe dorëheqjen!” - Shqiptarët dalin në

Mes qytetarëve që i janë bashkuar protestës kundër qeverisë ishte edhe një ish-oficer policie, i cili tha se ka dalë në shesh për të kërkuar largimin e qeverisë.

Ai u shpreh kritik ndaj kryeministrit, duke deklaruar se sillet si “mbret” dhe jo si shërbëtor i popullit.

Në fjalën e tij, ai apeloi që të rinjtë të vijojnë protestat, duke i konsideruar ata si forcën kryesore që mund të sjellë ndryshimin, ndryshe, sipas tij, Shqipëria merr fund.

“Unë jam i majtë, por ai, Rama, tallet me popullin. Unë kam qenë oficer policie, kam dalë në protestë që të largohet kjo qeveri, se u bënë mbretër. Janë mbretër, në vend që të jetë shërbëtor i popullit, ai tallet me popullin. Unë jam i majtë, por ai, Rama, tallet me popullin.

Po nuk pati kjo protestë një produkt, përfundimisht Shqipëria merr fund. Kjo, sipas mendimit tim, po nuk pati rezultat kjo protestë, Shqipëria është në skëterrë. Këtë do e bëjë rinia dhe vetëm rinia. Siç e ka nisur, të mos e lërë deri në fund”, tha ai.

DITA 12/ “Jepe dorëheqjen!” - Shqiptarët dalin në

Influencerja Griselda Katirai është paraqitur në protestë e sotme me një simbolikë krejt interesante, ku u shfaq me jastëk me vete.

Ajo tha se po proteston pasi kupa u mbush dhe nëse është e nevojshme protestuesit do ta gdhijnë poshtë dritares së Ramës.

“Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë. Mos të na ironizojë Rama ne influencerave. Tepsia kërkon kurban, Ramën dhe Berishën. Unë protestoj sepse kupa është mbushur. Nuk duam investime lukse por spitale. Një e i sëmurë shkon të bëjë serumin e të marrë veten, jo të shkojë të blejë serumin sepse nuk ka spitali”, tha ajo mes të tjerash për mediat.

Dhe në fund paralajmëroi se: Shqiptarët të mblidhen të gjithë dhe ta gdhijmë para Kryeministrisë nëse është e nevojshme”.

DITA 12/ “Jepe dorëheqjen!” - Shqiptarët dalin në

Protesta e ditës së djeshme theu një rekord në pjesëmarrje, ndërsa tubimi i tyre u transmetua live nga Reuters.

Në artikullin e tyre, Reuters theksoi se projekti i Jared Kushner ka shkaktuar zemërim në vendin ballkanik, duke bërë që prej ditësh qytetarët të mbushin sheshet plotë. Në artikull shkruahet gjithashtu se protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej "Shqipëria nuk është në shitje" dhe brohorisnin "Shqipëria e Re" jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, ndërsa turma shtrihej gjysmë kilometri përgjatë njërit prej bulevardeve kryesore të qytetit.

EMISIONET