Hamilton paralajmëron rivalët nga Ferrari/ Ndjej se duhet t'u kujtoj njerëzve se kush jam!

Sezoni i dytë me ngjyrat e kuqe të Ferrarit duket se i ka rikthyer buzëqeshjen dhe formën e lartë shtatëherësh kampionit të botës, Lewis Hamilton. Piloti britanik aktualisht mban vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të Formula 1 me 90 pikë, duke lënë pas rivalët direktë si ish-shokun e skuadrës te Mercedesi, George Russell (88 pikë), dhe kolegun e tij aktual te Ferrari, Charles Leclerc (75 pikë). Edhe pse diferenca me liderin e kampionatit, Kimi Antonelli (156 pikë), mbetet e konsiderueshme, numri 44 ka mjaft arsye për të qenë optimist.
Pas një viti të parë zhgënjyes në Maranello, Hamilton ka treguar një marsh tjetër këtë sezon, duke u ngjitur tre herë në podium në garat e Kinës, Kanadasë dhe Monakos.
Ky rikthim në majat e Formula 1 përkon me një periudhë mjaft të qetë dhe të lumtur për britanikun, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në jetën personale. Lidhja e tij e përfolur me yllin televiziv Kim Kardashian duket se po funksionon si një shtysë e madhe, me Kardashian që u pa së fundmi edhe në "paddock"-un e Monakos për të mbështetur fituesin e 105 garave në F1.
Në një deklaratë të dhënë për "Sky Sports F1", Hamilton u shpreh mjaft mirënjohës ndaj skuadrës italiane për besimin e treguar pas vitit të vështirë 2025, duke theksuar se tashmë ndjehet gati t'u kujtojë të gjithëve se kush është në të vërtetë.
Britaniku shtoi se mesazhet e tifozëve për të mos harruar identitetin e tij e kanë motivuar maksimalisht që të zbresë në pistë çdo fundjavë dhe të dëshmojë vlerat e tij maksimale me makinën kokëkuqe.


