Bojkoti në Hagë/ Zyrtarët e Speciales refuzojnë përballjen me raportin kritik britanik për të drejtat e njeriut

Një përplasje e heshtur institucionale ka shpërthyer në Hagë, pasi krerët e Gjykatës Speciale dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë vendosur unanimisht të bojkotojnë një takim mbyllur të nivelit të lartë diplomatik.
Në këtë tryezë, e cila po mbahet nën monitorimin e diplomatëve evropianë dhe amerikanë, po prezantohet një raport mjaft kritik i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC), i hartuar nga ekspertët Gus Waschefort dhe Lauren Lederle.
Gjetjet e këtij dokumenti britanik kanë shkaktuar irritim dhe reagime të forta brenda kupolës së Gjykatës Speciale, çka duket se ka shtyrë zyrtarët e saj të refuzojnë pjesëmarrjen.
Mungesa e tyre u konfirmuar hapur nga Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, i cili deklaroi se institucioni që ai drejton nuk ka pasur asnjë lloj implikimi apo ndërhyrjeje në hartimin e këtij raporti, ndërsa ftesa ndaj krerëve të Speciales ishte dërguar rregullisht, por pa marrë asnjë shpjegim mbi arsyet e këtij refuzimi.

