Zjarret në pyje/ Prefekti Shkëlqim Hajdari mbledh institucionet: Rrisim gatishmërinë operacionale
Nën drejtimin e prefektit të qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, u zhvillua takim ndërinstitucional me fokus forcimin e masave parandaluese dhe rritjen e gatishmërisë operacionale për përballimin e zjarreve në sipërfaqet pyjore.
Takim u organizua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të strukturave të Emergjencave Civile, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, administratorëve të njësive administrative, si dhe skuadrave vullnetare që mbështesin strukturat parësore të ndërhyrjes në situata emergjente.
Prefekti Hajdari në fjalën e tij tha se se zjarri nuk pret dhe prandaj duhet ndërhyrje.
Theksoi se duhen grupe vullnetare për shurjaen e zjarreve në terren, edhe në nivel të qeverisjes lokale.
Trajnim praktik me skuadrat vullnetare mbi mënyrat e ndërhyrjes dhe koordinimit në situata reale emergjente, ishte një tjetër pikë e takimit.
Prefekti përforcoi edhe një herë mbështetjen për ekipet zjarrëfike.
Takimi i realizuar synon të përmirësojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të rrisë nivelin e përgatitjes për menaxhimin e emergjencave nga zjarret në territorin e qarkut Tiranë.

