Akuariumi luksoz i Jason Derulo ndez debat, fansat: Po i trajton kafshët si dekor shtëpiak!

Akuariumi luksoz i Jason Derulo ndez debat, fansat: Po i trajton kafshët si

Këngëtari i njohur Jason Derulo është përballur me një valë kritikash në rrjetet sociale pasi në një video të publikuar së fundmi u shfaq një akuarium i ndërtuar në dyshemenë e shtëpisë së tij në Tarzana, Kaliforni, ku mbahen peshkaqenë dhe një peshk manta.

Pamjet, të realizuara gjatë një vizite të një vlogeri në rezidencën e artistit, shkaktuan reagime të shumta nga përdoruesit e internetit, të cilët e akuzuan Derulon se po i mban kafshët në kushte të papërshtatshme vetëm për arsye estetike.

Shumë komentues shprehën shqetësimin se hapësira e akuariumit është tepër e kufizuar për specie të tilla detare, duke argumentuar se kafshët nuk kanë mjedisin e nevojshëm për të jetuar në mënyrë natyrale.

“Kjo është një krijesë e gjallë, jo një dekor”, ishte një nga komentet që mori më shumë vëmendje, ndërsa të tjerë kërkuan që rasti të hetohet nga autoritetet përkatëse.

Kritikat u përqendruan edhe te mungesa e elementeve që imitojnë habitatin natyror të kafshëve, si dhe te ekspozimi i tyre ndaj dritave të forta dhe lëvizjes së vazhdueshme të njerëzve në ambient.

Deri më tani, Jason Derulo nuk ka reaguar publikisht ndaj polemikave që kanë shpërthyer pas publikimit të videos.

EMISIONET