Erdogan sulmon ashpër Netanyahun/ Izraeli nën udhëheqjen aktuale është burim përçarjeje dhe kaosi në rajon

Erdogan sulmon ashpër Netanyahun/ Izraeli nën udhëheqjen aktuale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ashpërsuar sërish tonet ndaj Izraelit dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke e akuzuar qeverinë izraelite për përshkallëzimin e dhunës dhe destabilizimin e plotë të Lindjes së Mesme.

Gjatë një aktiviteti me rastin e 158-vjetorit të themelimit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke (Turkish Red Crescent), Erdogan deklaroi prerazi se Izraeli, nën udhëheqjen e tij aktuale, është shndërruar në një burim kryesor përçarjeje, paqëndrueshmërie dhe konflikti në të gjithë rajonin.

Kreu i shtetit turk u shpreh se përgjegjësit që po nxisin gjakderdhjen dhe kaosin në Lindjen e Mesme do të përballen herët a vonë me pasojat e veprimeve të tyre, duke nënvizuar se vuajtjet e civilëve dhe kriza e rëndë humanitare në Gaza nuk do të harrohen dhe se drejtësia ndërkombëtare duhet të veprojë pa vonesë.

Në fjalimin e tij, Erdogan nuk kurseu as krahasimet e fotorta historike, duke paralajmëruar se udhëheqësit që ndjekin politika autoritare dhe të dhunshme do të përballen me të njëjtin fat si tiranët e së kaluarës, pasi askush nuk mund t’i shmangen llogaridhënies për krimet e kryera gjatë konflikteve.

Në mbyllje të deklaratës, Presidenti turk ritheksoi mbështetjen e palundur të Ankarasë zyrtare për popullin palestinez, duke garantuar se Turqia do të vazhdojë të mbrojë me çdo kusht të drejtat e tyre dhe të kërkojë llogari në arenën ndërkombëtare për zhvillimet dramatike në Gaza.

Këto reagime të ashpra vijnë në një moment delikat të tensioneve të larta gjeopolitike në rajon dhe pas një sërë kritikash të njëpasnjëshme që Turqia i ka drejtuar qeverisë izraelite lidhur me operacionet ushtarake në rripin e Gazës.

EMISIONET