"Do t’i heqim zv*rrë në sheshin ‘Skënderbej’!" / Deklarata shokuese e Pilinçit: Kemi listën me 85 gazetarët dhe analistët që do arrestohen
Gjatë një deklarate publike të bërë për mediat, Pëllumb Pilinçi ka bërë akuza të ashpra ndaj figurave politike dhe disa gazetarëve, duke përdorur gjuhë të fortë dhe duke pretenduar ekzistencën e një organizimi kundër tyre.
" Një përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në botë. Erdhi përfundimi i komunistëve dhe i agjentëve që kanë dalë këtu vërdallë. Ne i kontrollojmë, ne kemi ngritur studentët që janë në Maqedoni, ne e organizojmë këtu, po janë nja 7-8 veta unë e kam nxjerrë në televizor, cili është ai person që është i futur nga Sali Berisha dhe nga Edi Rama.
Pra, shqiptarë duruat, në datën 13 është dita e fundit e agjentëve, e spiunëve, e këtyre që rrinë këtu që paguhen, edhe hiqen trima, këta janë lëpushkë.
Policia është këtu dhe është duke e kontrolluar. Policia është në favor të shqiptarëve. Policia, sidomos drejtori i policisë, është një hero i kombit që e ka ndryshuar nga drejtoritë e policisë. Ai nuk merr urdhër as nga Berisha, as nga Edi Rama, ai merr urdhër nga rinia. Edi Rama ka rënë.
Qeverinë teknike ne e kemi krijuar. Me shqiptarët, me ju. Unë gëzohem për gazetarët e rinj që janë shpresa e kombit, kurse ata që quhen gazetarë, analistë nëpër televizor, ata që po flasin aty, ata janë agjenta. Ne i kemi nxjerrë dokumentat, do shikoni dokumentat në SPAK që kanë ardhur nga inteligjenca jonë, ju e kuptoni ç'do të thotë kjo. Kanë ardhur emrat që do arrestohen një nga një. I shihni këtu afër janë ca, që punojnë në gazetën e 24.
Unë s'kam ndrojtje. S'dola për arsye sepse ata janë përgatitur që t'i prishin qetësinë. Ne i dimë. Këta zotërinj që janë këtu, ne po i themi me emra, po i themi në televizor, janë nxjerrë fytyrat e atij personit që është i paguar e patë në televizor. Pra ne s'kemi pasur frikë as nga Berisha, as nga Edi Rama. Unë do t'i heq zvarrë, po ia kam lënë popullit shqiptar, që t'i heqë zvarrë një nga një. Po jo vetëm ata. Janë 85 të quajtur analistë dhe gazetarë, që janë nëpër televizione, shpresa që janë për shqiptarët jeni ju. Fizikisht. I kemi për t'i hequr zvarrë, do t'i shihni në Skënderbej", u shpreh Pëllumb Pilinçi.

