Konflikti i çastit përfundon në sh*rr me gr*shte/ Shoferi përpl*s qëllimisht katër persona pranë Kishës së Madhe në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2026, 17:42

Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa net më parë pranë Kishës së Madhe në Shkodër. Një person ka përplasur me automjetin e tij, katër persona me dashje pas një konflikti të çastit.
Pas veprimit të tij situata është përshkallëzuar në përplasje fizike.
Personat e përfshirë në konflikt janë kundërpërgjigjur duke e sulmuar me grushte, ndërsa ka ndërhyrë edhe policia.
Rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimin në lidhje me këtë rast.

