EMRI/ Përfshihet nga flakët kati i parë i një banese në Korçë, humb jetën 70-vjeçari
Një zjarr i rënë në katin e parë të një pallati në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës ka shkaktuar një viktimë. Nga ngjarja ka humbur jetën Urim Hysolli, rreth 70 vjeç.
Forcat zjarrfikëse dhe policia mbërritën në vendngjarje për të izoluar flakët dhe për të vendosur situatën nën kontroll.
Zjarri përfshiu katin e parë të pallatit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Për arsye sigurie, zjarrfikësit nisën evakuimin e banorëve nga apartamentet deri në përfundimin e ndërhyrjes.
Gjatë operacionit të shuarjes së flakëve u gjet edhe një person i pajetë brenda banesës.
Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


