Detaje të reja nga sulmi me armë në lokalin në Kamëz, qiramarrësi mohon konfliktet. Emri
Detaje të reja vijnë nga Kamza, aty ku banorët janë tronditur mëngjesin e sotëm, nga një breshëri armësh.
Kjo pasi një ngjarje e rëndë ndodhi në orën 5:10 në bulevardin "Donald Trump".
Si pasojë e të shtënave janë thyer xhamat e një lokali që sicc mësohet nga burime nga uniformat blu menaxhohet është marrë me qira nga shtetasi Ndriçim Mullhaj, ndërsa është në pronësi të shtetasit A.L.
Lokali ka qenë i mbyllur në momentin kur ngjarja ka ndodhur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se në dëshminë paraprake Mullhaj ka mohuar të ketë konflikte.