Del VIDEOJA/ Ja momenti kur të rinjtë i vendosin flakën makinës "Benz"-it në Korçë

Del VIDEOJA/ Ja momenti kur të rinjtë i vendosin flakën

Ky është momenti kur 4 të rinj i vënë flakën një makine tip “Benz” në Korçë. Pak më herët, policia njoftoi se ata janë arrestuar.

Ndërkohë të rinjtë të moshave, 16, 17 e 18 vjeç kanë shkrumbuar edhe një makinë tjetër.  Në një prononcim për gazetarët, ka folur gjyshja e njërit prej djemve, të cilit iu dogj makina orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Na lajmëroi komshia, u ngrit për fëmijën e na tha. Kur shikon, shpejt tha se zjarri. U ngrit djali pastaj, nipi, një të nisur me vrap. Ky kishte bërë ca llafe me djem, siç bëjnë këta. E kishin lyer të gjithën me benzinë. E mori komshia në telefon, shpejt se po të digjet makina”, tha ajo.

Motivi? Dyshohet një konflikt i para dy javëve mes të rinjve.

 

EMISIONET