Debati për reformën territoriale, Meta: Jemi dakord me propozimet që ka bërë sot Ylli Asllani
Ndërsa mes socialistëve dhe demokratëve vijon debati për reformën territoriale, Ilir Meta deklaroi në emisionin "Ora e Betit" në Rtv Ora se është dakord me propozimin e Partisë Demokratike, e cila kërkon shtimin e 34 bashkive të tjera.
Meta: Ne jemi dakord me propozimet që ka bërë sot Ylli Asllani sot, sekretari për pushtetin vendor në PD. Jemi shumë dakord.
Meta shtoi se bashkëpunimi i Ramës me Bashën ka qenë qysh në kohën e reformës territoriale.
Ai tha se ishte rënë dakord nga të dy që të goditet LSI-ja dhe të fitonte sa më shumë deputetë PD-ja në zonat elektorale.
Meta: Bashkëpunimi i Ramës me Bashën ka qenë qysh në kohën e reformës territoriale. Ne kemi qenë për reformën dhe kemi dërguar Bashkim Finon në PD dhe kanë thënë që presin nga PD-ja. Ata thanë se do ta japin dhe nuk e dhanë kurrë një gjë të tillë. Nuk e dhanë sepse marrëveshja ishte kjo: kudo që do t’i linte Rama një zonë për ta mbështetur LSI-në, ai do të minonte kandidatin e LSI-së dhe do të fitonte ai i PD-së.Ndërsa Basha mendonte se do të merrte më shumë kandidatë kështu. Pra kjo ishte një marrëveshje.