Burimi: Ndërkombëtarët po i njohin zgjedhjet, shqiptarët nëse nuk janë dakord të dalin në protesta


I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, gazetari Genc Burimi u shpreh se në një vend si Shqipëria ka shumë kontradikta për zgjedhjet.

Ai shtoi se Shqipëria duket se është një botë e shkëputur nga faktori ndërkombëtar, kur këta të fundit janë ata që po i njohin zgjedhjet.

Burimi: Në një vend si Shqipëria ka shumë kontradikta për zgjedhjet. Këtu në Francë i ndjekim shumë me kujdes zhvillimet në Afrikë që denoncohet krime intelektuale dhe krimet zgjedhore. Intelektualë afrikanë merren me Francën dhe thotë se po i bën Franca këto ndryshime.

Ndërsa në Shqipëri një gjë e tillë nuk shihet dhe duket se është një botë e shkëputur nga faktori ndërkombëtar. Është faktori ndërkombëtar që po i njeh këto zgjedhje. Nëse nuk janë dakord politikanët të bëjnë protesta në ambasadat ndërkombëtare. Ashtu sikurse bën me Ramën kur donte të sillte armët kimike.

 

EMISIONET