Taulla: U kufizuan zgjedhësit nga Greqi e Maqedonia, por militanët pa apo me Covid votuan


I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, Dritan Taulla, ekspert zgjedhjesh nga “KRIIK Albania" u shpreh se pak para zgjedhjeve bë kufizim i votuesve që vinin nga Greqi dhe Maqedonia dhe u bë me justifikimin e papërshtatshëm

Ai shtoi se ata që ishin të infektuar nuk u lejuan që të votojnë me kërcënimin ne nëse do ta bënin do të ndëshkoheshin, duke frenuar elektoratin gri.

Taulla: U bë kufizim i zgjedhësve që vinin nga Greqi dhe Maqedonia dhe u bë me justifikimin e papërshtatshëm. Një ditë apo dy dit ëmë vonë, Rama tha se ata që do të vijnë, edhe po të jenë të karantinuar, po të jenë patriotë të shkojnë të votojnë.

Ndërkohë ata që ishin të infektuar nuk u lejuan që të votojnë me kërcënimin ne nëse do ta bënin do të ndëshkoheshin. Kjo bën që militanti i partisë me apo Covid ka dalë në zgjedhje. Elektorati gri nëse nuk do të ketë probleme me shtetin nuk del për të votuar. Dihet se këto zgjedhje do të bëheshin në situatë pandemie, por nuk u mor asnjë masë.

 

EMISIONET