Bllokohet “Krimi Ekonomik” për rezultate/ Pezullimi i 12 shefave në qarqe, kallëzimet mbeten pa u hetuar

Me dhjetëra dosje të referuara në prokurori për krime ekonomike kanë mbetur pezull për shkak të pezullimit nga detyra të 12 shefave të këtij sektori në policinë e shtetit. Fshesa në radhët e uniformave blu e cila ndodhi për shkak të mungesës së rezultateve në luftën ndaj evazionit fiskal, ka penguar veprimet hetimore që duhet të kryhen në shumë prej këtyre dosjeve të cilat rrezikojnë edhe afatet proceduriale.

Pezullimi i shefave të sektorit të krimit ekonomik në drejtoritë e policisë në 12 qarqet e vendit, ka krijuar kolaps në hetimin e çështjeve të hapura të cilat kanë mbetur pezull në prokurori.

Burime për “Ora News” bëjnë më dijë së prokurorët të cilët merrën kryesisht më hetimin e këtyre veprimeve kanë shprehur shqëtësim pasi shumë prej cështjeve që duhet të ndiqeshin me hetime proaktive nuk po ralizohen.

Nisur nga kjo problematikë shume dosje, të cilat ishin dërguar në prokurori kanë mbetur pa u finalizuar dhe pa kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Peshën më të madhe të punës e ndjen Prokuroria e Tiranës e cila ka edhe numrin më të madh të referimeve nga policia.

Në kryeqytet në operacionet e zhvilluara për dokumentimin e veprave penale që lidhën me krimin ekonomik janë kryer me përgjimë vëzhgime ambjetale si dhe veprime simuluese me persona të infiltruar.

Pezullimi i shefave të krimit ekonomik-financiar erdhi pas një takimi që drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku zhvilloi me minisitrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

Sipas Rrumbullakut shkak për vendimin u bë mungesa e efikasitetit të këtyre strukturave dhe për mos mospërmbushja e pritshmërive, në luftën kundër evazionit fiskal, paligjshmërive në fushën ekonomike, apo në goditjen e korrupsionit.

Pezullimi i shefave të Krimit Ekonomik do të jetë në fuqi deri në zbatimin e strukturës së re të Policisë së Shtetit.

edison vatnikaj krimi ekonomik kallëzimet

EMISIONET