Ora News te serat e kanabisit në Malësi të Madhe, gropa për plehrat u përdor për kultivim droge

8 mijë rrënjë kanabisi u zbuluan në 27 sera në Malësi të Madhe të mërkurën, duke bërë këtë sasinë më të madhe të kapur vitet e fundit të lëndës narkotike në qarkun e Shkodrës.

Ora News ka qenë në vendin ku prej kohësh po kultivohej kanabis dhe gazetari Bepin Kolvataj na sjell atë që kishte ndodhur në një zonë krejt të hapur.

Bimët janë kultivuar në një gropë të madhe që duhet të ishte në dispozicion të mbetjeve urbane, në fakt i kthyer në një vend për kultivim droge.

Territori ndodhet larg banesave të zonës, ndërsa ndodhet edhe pak metra nga rruga kryesore që lidh Malësinë e Madhe me Shkodrën.

Ndërkaq policia njofton se janë vënë në pranga 52-vjeçari me dy emra Nesti Delaj alias Ernest Veshtaj, i dyshuar si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Ernest Veshtaj dyshohet se nuk ka qenë i vetëm në këtë kultivim, pasi në zonë janë gjetur edhe ushqime e sende personale të personave të tjerë.

Në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta (thika) që i mbante pa leje.

Ky është ndër aksionet më të mëdha të finalizuara në këtë vit nga ana e policisë së Shkodrës për sa i përket numrit të bimëve narkotike të gjetur në një vend.

EMISIONET