Në Korçë 60 lekë, në Tiranë 180/ Qepa nga prodhuesit në fshat deri tek tregjet e qyteteve 3-fishohet
Rritja e ndjeshme e çmimit të qepës ka shqetësuar konsumatorët kryesisht në qytet. Në Tiranë çmimet variojnë ng 150 deri në 180 lekë. Por, situatë krejt ndryshe është tek prodhuesit. Në Korçë çmimi fillestar i qepës është vetëm 60 lekë për kilogram, ndërsa tre fishohet në tregje.
Tregjet në vendin tonë kanë parë një rritje të çmimit të qepës javët e fundit! Në Tiranë një kilogram qepë shkon deri në 180 lekë!
“1800 e bleva”, pohon qytetarja.
Por, prodhuesit e qepës e shesin atë me një çmim pothuajse 3 herë më të ulët!
Hasan Shahollari nga fshati Lumalas në Korçë është prodhues i qepës, ndërsa thotë se ai e shet prodhimin e tij duke nisur nga 60 lekë kilogrami!
Hasan Shahollari: “Unë qepën e kam shitur edhe me 60 lekë”.
Pavarësisht se ky çmim trefishohet deri sa të shkojë tek qytetari, Hasan Shahollari thotë se ai është I kënaqur dhe nxjerr fitime pavarësisht çmimit me të cilin e shet.
Hasan Shahollari: “Ecuria ka qenë shumë e mirë, qepa është bërë edhe më cilësore, dhe konsumi e tregu kanë qenë shumë mirë”.
Ndryshe nga vitet ndërsa nga një vëzhgim i “Ora News” pak ditë më parë në Tiranë, qytetarët ankohen për çmimin e lartë të këtij produkti.