Basha: “Toyota Yaris” nuk është mbyllur, vazhdon në Belgjikë, PD në mbështetje të SPAK dhe BKH
Pas dëshmisë në SPAK, kryedemokrati Basha tha për mediat se çështja “Toyota Yaris” nuk është mbyllur dhe po vazhdon në Belgjikë.
Basha shtoi se punonjësit e SPAK dhe BKH-së kanë mbështetjen e Partisë Demokratike për të ecur para me hetimin e çështjeve të tilla.
Basha: Për fat të keq shqiptarëve u është thënë se çështja është mbyllur dhe paratë janë marrë mes politikanëve të akuzuar se kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe akuzuesve, pra PD-së. Procesi vazhdon në Belgjikë dhe paratë janë konfiskuar. Hetimi ka mbështetjen tonë.
Punonjësit e SPAK dhe BKH-së kanë mbështetjen tonë për të ecur para me hetimin e çështjeve. Është arsyeja pse janë krijuar. Nuk janë vartësit e askujt përpos ligjit dhe taksapaguesve shqiptare, në një luftë me krimin e organizuar, sepse bashkëpunon qeveria me krimin.

