Në kohë fushate u kthye, Ramazan Rraja me armë në brez kapet bashkë me Luis Konomin, kërcënuesi i biznesmenit

I shumëkërkuari Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS Rrahman Rrahja, u arrestua pasditen e djeshme me armë në brez, pak pasi kishte mbërritur në Shqipëri nga Dubai. Ai ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos në vitin 2019 ndërkohë që ndaj tij ka një dënime dhe nga drejtësia belge. Bashkë me rrajën ran ë pranga edhe Luis Konomi i kërkuar për kërcënimin e fituesit të një tenderi në bashkinë e Tiranës

Tre muaj pasi u shpall zyrtarisht në kërkim nga SPAK që provonte përfshirjen në antentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, policia ka mundur të arrestojë Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Sipas burimeve ai ishte kthyer vetëm pak kohë më parë nga Dubai.

Ky është momenti i arrestimit të Ramazan Rrajës, nipit të deputetit të PS, Rrahman Rraja, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Burime per Ora Neës bëjnë me dije se i shumëkërkuari ka qenë në Dubai, por është lokalizuar përmes informacioneve të siguruara nga SPAK menjëherë pasi ka hyrë në Shqipëri, dhe është ndaluar teksa lëvizte me armë në brez, në kuadër të operacionit komploti.

Rraja është arrestuar tek Ura e Gjolës, pranë Fushë Krujës, teksa ishte duke në këmbë.

Gjatë kontrollit fizik atij i është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë. Ish-prokurori Arjan Ndoja u plagos në një atentat më 1 nëntor 2019 tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ si dhe humbi jetën në spital, shoferi i prokurorit Ndoj, Andi Maloku.

Pista kryesore e hetimeve është se objektiv i atentatit, ishte Aleksandër Laho.

Përgjimet e SPAK kanë zbardhur faktin se ndal Lahos po prganizohej një atentat i dytë pas dështimit të sulmit të parë.

Por Ramazan Rraja ishte shpallur në kërkim edhe nga Belgjika pasi gjykata atje e dënoi në shkurt të këtij viti me 12 vjet burg si një prej krerëve të një organizate shqiptaro-letoneze të trafikut të drogës që tregtonte kokainë, duke përfshirë portet e Antwerpen dhe Vlissingen.

Pasditen e djeshme bashkë me Rrajën, në pranga ra edhe shtetasi Louis Konomi i shpallur në kërkim pak ditë më parë nga prokuroria, pasi së bashku me Edmir Bocin akuzohen se kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar në bashkinë e Tiranës.

Policia tha se 39 vjeçari Louis Konomi, i cili shoqërohej me shtetasin Ramazan Rraja ishte shpallur në kërkim në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

EMISIONET