Zbardhet vrasja e Edmond Papës. Arrestohet djali i policit, shok i Aleksandër Sadikajt, bashkëpunëtori në kërkim

Alban Velo, 30 vjeç, djali i një punonjësi policie është arrestuar nga uniformat blu si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa më 16 dhjetor 2022 në Selitë të Tiranës.

Krimi besohet se ka si motiv konfliktet e vazhdueshme dhe larjen e hesapeve mes grupeve të trafikut të drogës.

Ora News mëson se identifikimi i këtyre personave është bërë nga kamerat e sigurisë si dhe nga përgjimet. Për disa ditë biznesmeni Edmond Papa është ndjekur vazhdimisht nga Alban Velo, përfshirë edhe ditën e ngjarjes.

Një burim i tha Ora News se pikërisht më 16 dhjetor autori i dyshuar ka lëvizur në zonë më një makinë Smart dhe ka parkuar në afërsi të lokalit në rrugën "Fadil Bodinaku" duke e pritur viktimin.

Sapo Papa ka dalë nga banesa e të vëllait dhe i është drejtuar bar kafesë moment 44-vjeçari me iniciale A.B i është afruar dhe ka hapur zjarr mbi viktimën.

Pasi është siguruar se e ka eleminuar fizikisht i dyshuari është futur në rrugica ku e priste Alban Velo më një makinë tip Audi A4, me të cilën janë larguar.

Rreth 4 ditës pas krimit Velo ka dalë nga Shqipëria drejt Francës.

Policia e Tiranës kishte marrë më herët infromacion se Alban Velo do të kthehej në Shqipëri dhe në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2023 i janë vendosur prangat sapo ka shkelur në aeroport.

Gjatë marrjës në pyetje ai ka mohur të këtë lidhje me vrasjen e bisnesmenit Papa. Gjykata e Tiranës ka caktuar masën burg pa afat për Alban Velon edhe pse ai mbajti qëndrim mohues.

Por policia thotë se ka siguruar disa prova që e lidhin Velon me Aleksandër Sadikajn, i cili mbeti i vrarë në atentatin me tritol në Sauk në 11 qershor të 2022 Dyshohet se në automjetin e 27 vjeçarit ishin vendosur 500 gram tritol C4. 

Në një foto shikohen në ambjetet e një lokali Alban Velo dhe Aleksandër Sadikaj. policia thotë së ata kishin lidhje e ngushtë shoqërore me njeri-tjetrin.

Dyshimet janë se Velo së bashku me autorin tjeter janë paguar për të vrarë Edmond Papën si hakmarrje për ekzekutimin e  Sadikajt.

Ky i fundit, dy ditë para se të vritej me shpërthim në makinë ka pasur një takim në Sarandë më Edmond Papën në hotelin e tij. Biznesmeni i ekzekutuar më 16 dhjetor në Tiranë ishte proceduar e dënuar më herët në Greqi me 7 vjet heqje lirie për trafikim lëndësh narkotike.

LAJMI NE PERDITESIM

Ora 13:40 Vrasja e Edmond Papës: I arrestuari, djali i një polici në Komisariatin nr 4. Nisin hetimet për të atin 

Alban Velo i arrestuar për vrasjen me paramendim të biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa, është djali I një polici në Komisariatin nr 4 në Tiranë.

Zyrtarisht policia e shtetit e konfirmoi lajmin e publikuar nga Ora News duke saktësuar edhe se ka bërë pezullimin nga detyra të Dilaver Velos, inspektor me detyrë në trup shërbim në seksionin e patrullës në komisariatin nr 4 në Tiranë.

Menjëherë pas ndalimit të shtetasit Alban Velo Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka  bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë. Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra" thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së shtetit.

Ora 11:30 Vrasja e Edmond Papës: Albano Velo u arrestua sapo zbriti në Rinas, tentativat për tu vetëdorëzuar dhe roli i tij

Ora News mëson detaje të reja lidhur me arrestimin e Alban Velos nën akuzën e "vrasjes me paramendim" të biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa më 16 dhjetor 2022 në Tiranë.

30 vjeçari është arrestuar në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2023 në aeroportin “Nënë Tereza”. Ai u arrestua në kushtet e flagrancës sapo po kthehej nga Franca.

”I arrestuari Alban Velo dyshohet të jetë  personi që ka pritur ekzekutorin e Edmond Papës dhe e ka larguar me makinën tip Audi A 4" informon gazetari Edison Vatnikaj.

"Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit" thuhet në njoftimin e sotëm (3 janar 2023) të policisë.

Ditën e vrasjes 49 vjeçari kishte ardhur nga Saranda në Tiranë për të vizituar të ëmën që e kishte shtruar në spital.   

Nga hetimet mësohet se ekzekutori ka mbërritur në vendin e ngjarjes me një makinë tip Smart. Pasi ka hyrë në lokalin ku ishte ulur Edmond Papa, afër pallatit ku banonte i vëllai në rrugën “Fadil Bodinaku" autori ka zbrazur karikatorin e pistoletës drejt 49 vjeçarit informon gazetari Edison Vatnikaj.

Policia është e rezervuar dhe ende nuk ka dhënë motivin e vrasjes.  Një nga pistat e hetimit është se vrasja ka lidhje me ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt në një atentat me tritol në Sauk në 11 qershor të 2022 ku dyshohet se ka qenë i përfshirë dhe Edmon Papa.


Ora 11:30 Gjykata e le ne burg Velon

Gjykata penale lë në "arrest me burg" 30 vjeçarin Alban Velo. Përpara gjykatës ai ka mohuar përfshirjen në vrasjen e Edmond Papës.


Ora 10:49 Ky është Alban Velo, i arrestuar për vrasjen e Edmond Papës në Tiranë 

Ora News siguron foton e Alban Velos, i arrestuar për akuzën e vrasjes me paramendim të Edmond Papës më 16 dhjetor 2022.  Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpuntori i tij A. B., 44 vjeç.

Velo 30 vjeç, lindur në Këlcyrë të Përmetit dhe banues në Tiranë u arrestua mëngjesin e 1 janarit 2023.

Zbardhet vrasja e Edmond Papës. Arrestohet djali i policit, shok i


Ora 09:56 Zbardhet vrasja e Edmond Papës në Tiranë, arrestohet autori, bashkëpunëtori në kërkim

Zbardhet vrasja e Edmond Papës që tronditi Tiranën pasditen e 16 dhjetorit 2022.

Policia e Tiranës informon se ka dokumentuar të plotë ngjarjen dhe ka arrestuar 30 vjeçarin Alban Velo nën akuzën e "vrajses me paramendim" dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e dyshuar.

 Edmond Papa u ekzekutua në një lokal në rrugën “Fadil Bodinaku“ pak metra larg pallatit ku banonte i vëllai.

Alban Velo është arrestuar në orët e para të 1 janarit 2023 në Tiranë në kuadër të operacionit " Eagle Eyes" ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

"Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit" thuhet në njoftimin e sotëm (3 janar 2023) të policisë.

Si Alban Velo 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet, dhe bashkëpunëtori i tij A. B., 44 vjeç, banonin në Tiranë ku më 16 dhjetor Edmond Papa kishte ardhur për të vizituar të ëmën që ishte shtruar në spital.

Sekuestrohet makina e autorëve
Policia thotë se në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Audi" " i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.  

 

Pista kryesore është prishja e pazareve të drogës. Policia është ndihmuar dhe nga kamerat e sigurisë për të zbuluar vrasjen.

Autori ka qenë i veshur me kapuç të zi dhe xhinse blu. Pas ekzekutimit mendohet se autori  i dyshuar Albano Velo është ndihmuar të largohej nga bashkëpunëtori I tij me një makinë tip Audi. 

Nga strukturat hetimore për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Nga strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Renda ndaj Jetës e Pronës në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 01.01.2023, në orët e para të mëngjesit, u finalizua operacioni policor i koduar “EAGLE EYES”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së datës 16.12.2022, ku në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa, i datëlindjes 1973, lindur në fshatin Kurjan Fier dhe banues në Sarandë.

Policia e Tiranës pas një pune profesionale e të pandërprerë trejavore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit në kohë të provave ligjore, ka bërë të mundur dokumetimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarje kriminale.

Njoftimi i policise 
Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES” u bë ndalimi i shtetasit:

A. V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” .

Si dhe shpallja në kërkim e bashkëautorit, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Audi" i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

Nga strukturat hetimore për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale, i kanë kaluar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET