Pogacar ia bën “Fora”/ Çiklisti më i mirë në botë, katër fitore në këtë “Tour”

Nuk është se duhej të dëshmonte ndonjë gjë. Tadej Pogaçar mundej edhe vetëm që të mbrohej në etapat e mbetura të Turit të Francës, por genet e një kampioni kërkojnë diçka krejt tjetër.
Pavarësisht epërsisë së madhe ndaj rivalëve, sërish çiklisti më I madh I botës provoi një tjetër fitore në klasiken më të shquar në planet, dhe përsëri ia doli.
Kjo ndodhi në etapën e 14-të të Turit, nga Mylhauzi në Felering, në një masiv malor pranë kufirit francez më Gjermaninë e Zvicrën. Suksesi I katërt I Pogaçarit në këtë edicion u vendos sërish në maloren e fundit, aty ku ai e tregon veten gjithmonë më të fortë se kundërshtarët.
Në momentin që vendosi të sulmonte, rivali kryesor Jonas Vingegard nuk pati mundësi t’i përgjigjej.
Kampioni I Xhiros së Italisë u detyrua të vazhdonte me ritmin e tij, që të mos shkatërronte shanset për ta përfunduar në podium Turin në paradën e Parisit të dielën e ardhshme.
Gjithsesi, ai mbeti në vend të katërt.
Pogaçar mbylli itinerarin prej mbi 155 km në pak më shumë se 4 orë, dhe pas tij në cak mbërritën shoku I tij I skuadrës, meksikani Del Toro, e më pas shpresa e re e Francës, Pol Seiksas, të dy me 38 sekonda vonesë. Vingegard arriti I katërti, dhe diferenca e tij me sllovenin është plot 4 minuta e 30 sekonda. Kampioni në fuqi vazhdon ta mbajë veshur Fanelën e Verdhë, duke qenë gjithnjë e më pranë fitores së Turit për të pestën e herë, që do të ishte barazimi I rekordit të legjendave të së kaluarës.


