Atentat në Sauk: Makina shpërthen në ecje, vritet Aleksandër Sadikaj

Aleksandër Sadikaj humbi jetën pasi makina e tij shpërtheu në ecje e sipër në Sauk pranë TEG. Shpërthimi ndodhi rreth orës 13:35 minuta të së shtunës (11 qershor 2022).

27 vjeçari nga Berati ndërroi jetë në spital ndërsa dyshohet se shpërthimi ka qenë me telekomandë. Ai ishte procedur më herët për një tentativë vrasjeje.

Në makinën e tij u gjet dhe një pistoletë ndërsa Ora News, ka mësuar se makina tip ‘Golf’ me të cilën po udhëtonte Aleksandër Sadikaj, nuk ishte në pronësi të tij. Mësohet se makina që iu vu tritoli, në pjesën e përparme, ishte në pronësi të Petrit Osmanit.

27-vjeçari rezulton pronar i një resorti në Memaliaj, dhe në makinë u gjet dhe një pistoletë.

Nga vendngjarja raportoi gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj. 

LAJMI NË PËRDITËSIM

Ora 17:39/ Atenati me tritol në Tiranë, ja kush është pronari i ‘Golfi-t’ me të cilën po udhëtonte 27 vjeçari që mbeti i vdekur

Ora News, ka mësuar se makina tip ‘Golf’ me të cilën po udhëtonte Aleksandër Sadikaj, që mbeti i vrarë pas atentatit me eksploziv nuk ishte në pronësi të tij.

Mësohet se makina që iu vu tritoli, në pjesën e përparme, ishte në pronësi të Petrit Osmanit. Ndërkohë deri më tani, nuk dihet se nëse shënjestër ka qenë Sadikaj apo Osmani, pasi tritoli u vendos në makinën e tij.

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari nga Berati, u ekzekutua pas mesditës së shtunës (11 qershor) nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinë.

Ngjarja ndodhi në orën 13.35, në zonën e Saukut, në afërsi të rreth-rrotullimit në hyrje të rrugës Tiranë-Elbasan

Sadikaj si pasojë e shpërthimit, humbi të dyja këmbët, ku si pasojë humbi jetën në spital.  Viktima e ngjarjes, sipas policisë ishte proceduar më parë për një tentativë vrasje, vjedhje e drogë. Gjithashtu, 27-vjeçari rezulton pronar i një restoranti në Memaliaj, dhe në makinë u gjet dhe një pistoletë

Ora 17:04/ Humbi jetën pas atentatit me tritol në Sauk, Sadikaj rezulton pronar i një restoranti në Memaliaj

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që humbi jetën si pasojë e një shpërthimi me eksploziv në makinë, ishte nga Berati dhe pronar i i një “Bar Restoranti’ në Memaliaj.

Sipas të dhënave nga QKB, restoranti rezulton i regjistruar në 18  janar të këtij viti.  Konkretisht ndodhet tek rruga “Mehdi Bisha” në Memaliaj të Gjirokastrës.

27-vjeçar nga Berati, u ekzekutua pas mesditës së shtunës (11 qershor) nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën me të cilën po lëvizte.

Ngjarja ndodhi në orën 13.35, në zonën e Saukut, në afërsi të rreth-rrotullimit në hyrje të rrugës Tiranë-Elbasan.

Ora 16:10 FOTO/ Ky është Aleksandër Sadikaj, që humbi jetën pas atentatit me tritol në Tiranë

Ora News, ka siguruar foton e  Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari nga Berati, i cili  u ekzekutua pas mesditës së shtunës (11 qershor) nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën me të cilën po lëvizte.

Ngjarja ndodhi në orën 13.35, në zonën e Saukut, në afërsi të rreth-rrotullimit në hyrje të rrugës Tiranë-Elbasan

Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz, pësoi plagë e dëmtime të rënda, të cilave nuk ka arritur tu mbijetojë duke gjetur vdekjen në spital.  

Mjekët thanë se  riu kishte humbur të dyja këmbët si pasojë e shpërthimit të bombës e cila mesa duket, ishte vendosur poshtë mjetit në pjesën e përparme dhe është aktrivizuiar në lëvizje.

Automjeti i dëmtuar nga shpërthimi qëndroi në vendin e ngjarjes për disa orë, ndërsa hetuesit dhe ekspertët mblodhën prova në një zonë të gjerë duke përfshirë edhe krahun tjetër të autostradës.

Qarkullimi u bllokua nga policia për disa orë si pasojë e shpërndarjes së copave të automjetit të 27-vjeçarit ndërsa në vendngjarje qëndruan edhe drejtues të lartë të policisë.

Viktima e ngjarjes, sipas policisë ishte proceduar më parë për një tentativë vrasje, vjedhje e drogë.

Ora 15:49/ Nga "Tentativë për vrasje, vjedhje e drogë”, precedentët kriminalë të Sadikajt që iu bë atentat sot me eksploziv

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, lindur në Berat, banues së fundmi në Tiranë, i cili humbi jetën mesditën e sotme (11 qershor) është një person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Klikoni tek lajmi

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, lindur në Berat, banues së fundmi në Tiranë, i cili humbi jetën mesditën e sotme (11 qershor) është një person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

Ora News, mëson se Sadikaj:

Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;

Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

٠Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

٠Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. Më datë 30.07.2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, për 27-vjeçarin dyshohet se në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve.

 

Atentati në Sauk, 27-vjeçari humbi dy këmbët nga shpërthimi, ndërroi jetë në spital 

Aleksandër Sadikaj 27-vjeç, nga Berati, humbi jetën mesditën e sotme  (11 qershor), pasi një sasi lënde eksplozive shpërtheu në makinën tip ““Golf”, me të cilën po udhëtonte i riu.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes Sadikaj, si pasojë e shpërthimit, humbi të dyja këmbët. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë, e cila së bashku me ambulancën mbërritën në vendngjarje, por pavarësisht dërgimit në spital, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, ku si pasojë humbi dhe jetën. 

Ndërkohë Ora News, mëson se makina që lëvizte viktima ishte një “Golf” ngjyrë e bardhë me targë “ AB O77PO”

Atentat në Sauk: Makina shpërthen në ecje, vritet Aleksandër
Ne foto: Makina e Aleksander Sadikajt ne flake, 11 qershor 2022

Ora 15: 16 Tritoli ishte vendosur në pjesën e parme, qytetarët telefonuan policinë

Nga informacionet e para dyshohet se tritoli ishte vendosur para mjetit. Qytetarët kanë njoftuar policinë për shpërthimin. Nga sa shihet duhet të ketë qenë një sasi e madhe tritoli që I është vënë makinës për shkak se dëmet janë të mëdha dhe copat e makinës kanë flutuar deri në 100 metra distancë. Edhe Drejtori i policisë Kriminale Tonin Vocaj ndodhet në vendngjarje.


Ora 14:49 Atentati në Sauk/ Kush është Aleksandër Sadikaj

Ora News mëson se Aleksandër Sadikaj që u vra pasi makina me të cilën udhëtonte shpërtheu në ecje e sipër është nga Berati.

27 vjeçari është procedur më herët për një tentativë vrasjeje informon gazetar i Ora News, Edison Vatnikaj.

Shpërthimi ka ndodhur në një orar kur rruga e Saukut është e populluar dhe ka shkaktuar dhe dëme në makina të tjera që në atë moment kanë qenë aty.

Ora Neës sjell foton e një makina të cilës I janë thyer xhamat nga shpërthimi.

Dyshohet se shpërthimi ka qenë me telekomandë. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa copat e makinës janë përhapur në disa metra largësi.

Atentat në Sauk: Makina shpërthen në ecje, vritet Aleksandër
Ne foto: Nje makine e cila ndodhej afer kur ndodhi shperthimi

Ora 14:32 Video e makinës së Aleksandër Sadikajt në flakë pas shpërthimit

Në internet qarkullon video e shpërthimit të makinës së Aleksandër Sadikajt pranë TEG.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 13:35

Në videon e publikuar nga JOQ duket se makina ka marrë flakë dhe tymi i zi duke shkaktuar edhe panik mes njerëzve që po kalonin aty.

Atentat në Sauk: Makina shpërthen në ecje, vritet Aleksandër

Atentati në Sauk, 27-vjeçari humbi dy këmbët nga shpërthimi, ndërroi jetë në spital 

 


Ora 14:20 I vunë tritol makinës, vritet Aleksandër Sadikaj

Aleksandër Sadikajt i është bërë atentat me eksploziv në Sauk. Makina me të cilën udhëtonte 27 vjeçari shpërtheu në ecje e sipër rreth orës 13:35 (11 qershor 2022) në afërsi të TEG.

Dyshohet se bëhet fjalë për një shpërthim me telekomandë.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj duke raportuar nga vendi i ngjarjes tha se 27 vjeçari ka pasur dëmtime të shumta nga shpërthimi dhe pak minuta më pas u mësua se ka ndërruar jetë në spital.

Kamerat e sigurisë por dhe dëshmitë do të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë.

Policia informacion shtese: Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip "Benz", në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Atentat në Sauk: Makina shpërthen në ecje, vritet Aleksandër

Atentat në Sauk: Makina shpërthen në ecje, vritet Aleksandër

Atentat në Sauk: Makina shpërthen në ecje, vritet Aleksandër


Ora 14:08 Policia: Shpërthimi i makinës dyshohet me tritol. Shoferi një 27 vjeçar 

Policia jep informacion lidhur me makinën e shpërthyer.

Informacion paraprak: Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Ora 13: 56 Makina shpërthen në ecje në rrugën Sauk - TEG, brenda ishte shoferi

Ne rrugën Sauk-Teg, ka shpërthyer një automjet në ecje e sipër.

Nuk dihen arsyet e shpërthimit dhe nga se ka shpërthyer, por si pasojë e shpërthimit ka humbur jeten drejtuesi i automjetit, informon Ora News.

Nga informacionet e para mësohet se shoferi është jashtë rrezikut për jetën për momentin.

Po mbrijnë në vendngjarje shërbimet e policisë, zjarrfikëses e autoambulanca.

EMISIONET