“Festa përfundon, pikëpyetjet mbeten”/ Këshilli i Evropës kërkon më shumë garanci për Botërorët e ardhshëm

“Festa përfundon, pikëpyetjet mbeten”/ Këshilli i

Këshilli i Evropës kërkon masa më të forta nga FIFA për të mbrojtur integritetin e futbollit, duke ngritur shqetësime për ndikimin politik, bastet dhe transparencën gjatë Botërorit 2026.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka kërkuar nisjen e një dialogu me FIFA-n për të përmirësuar rregullat e integritetit për kompeticionet e ardhshme, duke përfshirë edhe Botërorin 2030.

Sipas tij, organizimi i Kupës së Botës 2026 nga SHBA ka sjellë një sërë pikëpyetjesh që nuk lidhen vetëm me spektaklin sportiv, por edhe me mënyrën se si mbrohet besueshmëria e futbollit.

“Festa do të përfundojë, por pikëpyetjet jo”, është shprehur Berset, duke kërkuar që diskutimet për garantimin e një kuadri më të fortë të integritetit të nisin përpara zhvillimit të turneve të ardhshme.

Një nga shqetësimet e ngritura lidhet me ndikimin politik në sport. Sipas Këshillit të Evropës, presionet jashtë fushës mund të ndikojnë edhe në perceptimin e rezultateve, duke vënë në rrezik besimin e tifozëve.

Berset ka ngritur gjithashtu shqetësime për rritjen e rolit të basteve sportive dhe zgjerimin e tregjeve të parashikimeve gjatë ndeshjeve.

Ai ka paralajmëruar se bastet nuk lidhen më vetëm me rezultatin final, por edhe me veprime të vogla gjatë lojës, çka mund të krijojë hapësira për manipulime.

Këshilli i Evropës kërkon që FIFA të forcojë mekanizmat mbrojtës dhe të krijojë më shumë garanci që futbolli të mbetet i pavarur nga ndikimet politike dhe financiare.

Botërori 2026, i zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ishte edicioni i parë me 48 kombëtare pjesëmarrëse, një format që solli më shumë ndeshje dhe interes global, por edhe debate për organizimin dhe menaxhimin e turneut.

EMISIONET