Arrestohet agjenti i Forcave Operacionale, dyshohet se përkrahu dhe transportoi Ervis Martinaj
Hetimet pas denoncimit për zhdukjen e dyshimte të Ervis Martinajt kanë zbuluar skandal në radhët e Policisë së Shtetit. Një efektiv i Forcës Operacionale, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ndihmuar 40 vjeçarin e shumëkërkuar. Jeton Lami dyshohet se ka shërbyer si shofer i 40 vjeçarit të shumëkërkuar duke e transportuar me makinë dhe duke e ndihmuar të arratiset.
Jeton Lami, efektiv Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit është arrestuar mbrëmjen e 23 gushtit 2022 pasi dyshohet se ka ndihmuar të arratiset të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Skandali në radhët e strukturës që ka si detyrë arrestimin e të kërkuarve është zbuluar nga hetimi i nisur pas denoncimit të familjarëve se kanë humbur kontaktatet me 40 vjeçarin në arrati, pamja e fundit të cilit është kjo fotografi (shikoni poshte)

Skandali në radhët e strukturës që ka si detyrë arrestimin e të kërkuarve është zbuluar nga hetimi i nisur pas denoncimit të familjarëve se kanë humbur kontaktatet me 40 vjeçarin në arrati.
Hetimet për zhdukje personi të drejtuara nga Prokuroria e Kurbinit, kanë zbuluar se polici 28 vjecar Jeton Lami, ka ndihmuar dhe transportuar Ervis Martinajt, gjatë kohës që ishte shpallur në kërkim, pas dëshmive të Nuredin Dumanit, I cili e lidhi me disa ngjarje të rënda kriminale.
Burime thonë se efektiv Forcës së Posaçme Operacionale, ka shërbyer si shofer I të shumëkërkuarit Martinaj, duke e lëvizur në Kurbin, Lezhë dhe Shkodër.
Nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari, duke qenë punonjës policie, ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar" informoi sot policia e Lezhës.
Mbi bazë të provave të siguruara gjatë hetimit, Gjykata e Kurbinit, më 23 gusht ka caktuar masën “arrest me burg” për policing 28 vjecar nga Tirana, me akuzën e shpërdorimit të detyrës
Arrestimi u krye në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit nga prokuroria e Kurbinit.
Jeton Lami, dyshohet se nuk është efektivi i vetëm i policisë së Shtetit që ka ndihmuar Ervis Martinajn jo vetëm ti shpëtojë arrestimit, por edhe të lëvizë dhe më pas të humbë gjurmët. Burime thonë se hetimet brenda radhëve të Policisë së Shtetit janë në vijim.
LAJMI NE PERDITESIM
Ora 12:10 Arrestimi/ Agjenti i Policisë shoqëroi Martinaj në një hotel në Durrës, humbi kontaktet më 8 gusht
Ora 11:09 “I rrëmbyer dhe i vrarë?” Qyno: Shumë e vështirë të ndodhë diçka e tillë me Vis Martinajn
Ora 10:45 Qyno: Polici e ka transportuar disa herë Evis Martinajn në Laç, Lezhë dhe Shkodër
Ora 10:36 Jo vetëm agjenti Jeton Lami, Ervis Martinaj dyshohet se u përkrah dhe nga policë të tjerë
Ora 10:09 Arrestohet agjenti i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, dyshohet se përkrahu dhe transportoi Ervis Martinaj
Një agjent policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit është ndaluar pasi akuzohet "se ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar""
Agjenti Jeton Lami dyshohet se ka përkrahur e transportuar personin e shumëkërkuar Ervis Martinaj, mëson Ora News.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se agjenti i policisë që vepronte pranë forcave operacionale e ka transportuar Martinaj, gjatë muajit qershor në Lezhë e Kurbin e Shkodër.
Nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari, duke qenë punonjës policie, ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar" informoi sot policia e Lezhës.
Arrestimi i Agjentit
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, bënë ndalimin e shtetasit Jeton Lami 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
"Pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, referuar nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 23.08.2022, ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.
Kush eshte Ervis Martinaj "Mbreti" i lojrave te fatit
Ervis Martinaj u denoncua i zhdukur nga xhaxhai i tij. Më 10 gusht ai bëri një denoncim në polici se familja kishte humbur kontaktet me 40 vjeçarin në arrati.
Pistat e hetimit janë shtrirë në mes të cilave ajo për një inskenim nga vetë Martinaj për të humbur gjurmët dhe për tu larguar nga vëmendja e policisë dhe kundërshtarëve.
Por nuk është përjashtuar as mundësia e një ngjarje kriminale.
Ervis Martinaj, i cilësuar si “Mbreti” i lojërave të fatit, është ndër ermrat e shumëkërkuar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” ku u ekzekutuan 18 nga 32 urdhërarrestet. Më 19 gusht 2022 u arrestua i 19-ti i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni Agim Gjini.
Sipas dëshmive të Nuredin Dumanit, Ervis Martinaj kishte porositur vrasjen e Indrit Dokles, krim për të cilin ishte gati të paguante 500 mijë euro, por atentati nuk u realizua.