Jo vetëm agjenti Jeton Lami, Ervis Martinaj dyshohet se u përkrah dhe nga policë të tjerë
Jo vetëm Jeton Lami, ka dyshime të forta se edhe një agjent tjetër i Forcave Operacionale të Policisë dyshohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, informon gazetari i Ora News Edison Vatnikaj.
Gjithashtu ka dyshime se Ervis Martinaj është ndihmuar edhe nga punonjës të komisariatit të Fushë Krujës.
Ndërkohë burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se agjenti i policisë i cili vepronte pranë forcave operacionale e ka transportuar Ervis Martinaj gjatë muajit qershorit në Lezhë e Kurbin e Shkodër.
Policia njoftoi sot (24 gusht 2022) arrestimin e Jeton Lamit pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, referuar nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Dyshohet se veç ndihmës që i ka dhënë të lëvizë gjatë muajit qershor të ketë dhënë dhe informata që kanë dekonspiruar operacioni policore, informon gazetari i Ora News.
"Nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari, duke qenë punonjës policie, ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar" informoi sot policia në deklaraten e arrestimit të Jeton Lamit.
Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 23 gusht 2022, ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Ervis Martinaj është ndër ermrat e shumëkërkuar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” ku u ekzekutuan 18 nga 32 urdhërarrestet.