"Plumbi i artë" arrestohet i 19-ti, shikoni ku ishte fshehur

Agim Gjini, bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe i dyshuar për disa ngjarje kriminale është arrestuar në Durrës.  49 vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”

Finalizohet faza e dytë e operacionit “Golden Bullet”

Policia informon se është arrestuar sot i 19-ti, Agim Gjini, 49 vjec, banues në Durrës, i dyshuar si pjesë e një prej 8 grupeve kriminale të goditura nga operacioni ““Golden Bullet” ndërmarrë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

49 vjecari u kap në Durrës pas një informacioni për vendin ku fshihej.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Operacioni i koduar “Golden bullet” i nisur më 19 maj 2022 u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe nisi menjëherë pas arrestimit të të shumëkërkuarit, shtetasit Nuredin Dumani, i cili u arrestua si rezultat i operacionit policor të koduar “Arratia”, operacion i cili u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Policia e Shtetit thonë se vijon ndërkohë punën për të vënë në pranga personat e tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Golden bullet”.

Të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Talo Çela, Suel Çela, Alban Bengasi, dhe Florenc Çapia, janë pjesë e listës ende në kërkim.

Operacioni i cili nisi pasi dëshmoi Nuredin Dumani në maj 2022 çoi në pranga 18 persona nga SPAK, ndërsa 14 persona, mes tyre të akuzuar si drejtues të grupeve kriminale, mundën ti shpëtonin prangave duke u arratisur. Ndërkohë 9 masa arresti u ekzekutuan në burg.

Ende ne arrati

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,         

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj,

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

12. Florenc Çapia

13. Abedin Mama (Dine Çami)

9 masat e sigurimit që janë ekzekutuar në burg

1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

Të arrestuarit 19 maj 2022

9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:

1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç

 

Operacioni i koduar “Golden bullet” nisi menjëherë pas arrestimit të vrasësit të dyshuar me Pagesë Nuredin Dumani. Ky i fundit pasi u vu në pranga si rezultat i operacionit policor të koduar “Arratia” ka dëshmuar në Strukturën e Posacme AntiKorrupsion për disa ngjarje të bujshme kriminale të ndodhura vitet e fundit në vend.

EMISIONET