E RËNDË NË KORÇË/ Zjarri "përpin" Benz-in bashkë me shoferin, gjendet i pajetë 66-vjeçari brenda mjetit. Ja për çfarë dyshohet (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Korçë, ku një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti që u përfshi nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 10 të qytetit, rreth orës 08:40, kur një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.

Brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, është gjetur trupi i pajetë i Irakli Çinokut, rreth 66 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e vetëdjegies brenda automjetit, por kjo pistë ende nuk është konfirmuar dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u zbardhur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur ekzaminimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe dinamikën e ngjarjes. Policia vijon mbledhjen e provave dhe pritet të japë detaje të tjera pas përfundimit të veprimeve hetimore.

E RËNDË NË KORÇË/ Zjarri "përpin"

EMISIONET