Vinicius Jr befason me transformimin në pamje/ Ndërhyrja estetike e bën thuajse të panjohshëm(FOTO)

Vinicius Jr befason me transformimin në pamje/ Ndërhyrja estetike e

Ylli i Real Madridit dhe i kombëtares së Brazilit, Vinicius Junior, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një ndryshim të dukshëm në pamjen e tij, vetëm pak javë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Sipas mediave braziliane, sulmuesi 26-vjeçar i është nënshtruar një procedure estetike të njohur si harmonizimi i mjekrës, e realizuar në një klinikë në Goiânia nga dermatologu Dr. Alessandro Alarcao.

Procedura përdor mbushës estetikë për të modeluar konturet e fytyrës dhe për t’i dhënë më shumë definicion nofullës dhe mjekrës, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Vinicius Jr befason me transformimin në pamje/ Ndërhyrja estetike e

Fotografitë e publikuara pas trajtimit janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë tifozë komentojnë se Vinicius duket pothuajse i panjohshëm krahasuar me paraqitjen e tij gjatë Botërorit.

Ndërsa reagimet kanë qenë të ndara, harmonizimi i fytyrës po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes sportistëve dhe personazheve të njohur, si një mënyrë për të përmirësuar tiparet e fytyrës përmes procedurave estetike jo kirurgjikale.

EMISIONET