Arrestimi/ Agjenti i Policisë shoqëroi Martinaj në një hotel në Durrës, humbi kontaktet më 8 gusht

Arrestimi/ Agjenti i Policisë shoqëroi Martinaj në një
Ervis Martinaj

Ora News zbulon detajet që çuan në arrestimin e agjentit të forcave special operacionale Jeton Lami mbrëmjen e 23 gushtit 2022.

Jeton Lami eshte zbuluar nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të një hoteli ne Durres, ku ka qenë në shoqërinë e Ervis Martinaj.

Lami është filmuar nga kamerat, dhe ka dalë gjatë verifikimeve që po kryen policia e Lezhës dhe Laçit për zhdukjen e biznesmenit, informon gazetari i Ora News, Elton Qyno

Lami dallohet qartë që e ka shoqëruar me makinë më datën 7 gusht 2022.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Burimet bëjnë me dije se policia disponon pamjet filmike Martinaj dhe Lami dallohen se bashku.

Martinaj është larguar nga hoteli duke lënë të vetem ndihmes/specialistin e operacionales Jeton Lami.

Pas kesaj dite ai ka humbur kontaktet dhe nuk dihet se ku ndodhet. Kontaktet me Ervis Martinaj kanë humbur në daten 8 gusht 2022, informon Ora News.

EMISIONET