Apeli nuk bën pas, mbetet në burg Milena Deraj, mashtruesja që u mori mijëra euro “4 bandave”
Gjykata e Apelit me juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë lë të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg për Milena Deraj, e akuzuar për mashtrimin në shumën e 540 mijë eurove.
Deraj u arrestua me akuzën se ka mashtruar disa persona se do t’i ndihmonte të merrnin bono thesari në Bankën e Shqipërisë, apo në çështje gjyqësore.
Para Gjykatës ajo kërkoi mbrojtjen e familjes së saj, pasi siç tha ajo, janë 4 banda që e kërcënojnë tashmë.
Sipas hetimeve ajo arriti të mashtronte shoqen e saj dhe t’i merrte 230 mijë euro me qëllim që ta ndihmonte të merrte bono thesari.
“Viktima” e 30-vjeçares është biznesmene në Delvinë. Me paratë e marra përmes mashtrimit, ajo ka blerë një shtëpi në Tepelenë.
Po ashtu Deraj më parë ka punuar në Bankën e Shqipërisë, por ka një vit që është shkëputur.