Në burg Milena Deraj, mashtruesja i kërkon gjykatës marrjen në mbrojtje të familjes: U kam marrë lekë 4 bandave

Milena Deraj e cila ra në prangat e policisë së kryeqytetit dy ditë më parë është njohur sot me masën e sigurisë, ku Gjykata vendosi lënien e saj në burg.

Deraj u arrestua me akuzën se ka mashtruar disa persona se do t’i ndihmonte të merrnin bono thesari në Bankën e Shqipërisë, apo në çështje gjyqësore.

Para Gjykatës ajo kërkoi mbrojtjen e familjes së saj, pasi siç tha ajo, janë 4 banda që e kërcënojnë tashmë.

Në burg Milena Deraj, mashtruesja i kërkon gjykatës marrjen
Milena Deraj

“Ju lutem më mbroni familjen, burrin, fëmijën.

Katër banda na kërcënojnë me jetë. Mora para, por do i ktheja lekët” mësohet të jetë shprehur para togave të zeza “mashtruesja” Milena Deraj.

Sipas hetimeve ajo arriti të mashtronte shoqen e saj dhe t’i merrte 230 mijë euro me qëllim që ta ndihmonte të merrte bono thesari.

“Viktima” e 30-vjeçares është biznesmene në Delvinë. Me paratë e marra përmes mashtrimit, ajo ka blerë një shtëpi në Tepelenë.

Po ashtu Deraj më parë ka punuar në Bankën e Shqipërisë, por ka një vit që është shkëputur.

EMISIONET