Stërvitja e NATO-s "ngrin" Shqipërinë/ Priten vonesa dhe anulime fluturimesh nga Rinasi për 12 ditë

Stërvitja e NATO-s "ngrin" Shqipërinë/ Priten vonesa

Nga data 12 – 23 Qershor 2023 do të zhvillohet në Europë “Air Defender 23” stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s. Duke përfshirë 25 Shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë.

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se gjatë ditës së sotme dhe të martën 13 qershor do të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh për shkak se do të zhvillohet “Air Defender 23”, stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s.

Stërvitja përfshin 25 shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë.

Stërvitja e NATO-s "ngrin" Shqipërinë/ Priten vonesa

“Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil (ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA), po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti”, thuhet në njoftimin e AAC-së.

Manovrat më të mëdha ajrore në historinë e NATO-s do të nisin sot në hapësirën ajrore gjermane.

Të udhëhequra nga Bundeswehr-i gjerman, të ashtuquajturat stërvitjet “Air Defender 2023″ ato do të zgjasin deri më 23 qershor dhe synojnë të trajnojnë se si ”një sulm fiktiv nga një agresor lindor mund të zmbrapset nga trupat e NATO-s”.

EMISIONET