Apeli i GJKKO-së rrëzon Eralbi Breçanin, djali i ish-drejtuesit të lartë të Policisë do qëndrojë në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon Eralbi Breçanin, djali i ish-drejtuesit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në burg Eralbi Breçanin, i dyshuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

VENDIMI

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratiktë përbërë nga gjyqtar z. Dhimitër Lara, sot më datë 09.07.2026, disponoi për çështjen penale nr.27 akti, datë 03.07.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit E.B: “Ankim kundër vendimit nr. 43, datë 15.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit për të arrestuarin E.B dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.”, si vijon:

-Miratimin e urdhrit nr. 43, datë 15.06.2026të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall më 09.07.2026.

EMISIONET