EBOLA ZGJEROHET NË KONGO/ Shkon në 600 numri i viktimave dhe 1.759 rastet e konfirmuara
Epidemia e Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos po zgjerohet, ndërsa autoritetet raportojnë 600 viktima dhe 1.759 raste të konfirmuara. Përhapja e virusit në zona të reja dhe mungesa e një vaksine për variantin Bundibugyo po shtojnë shqetësimet për kontrollin e situatës.

Pasojat nga Epidemia e Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos vijojnë të përkeqësohet, ndërsa autoritetet shëndetësore raportojnë 600 viktima dhe 1759 raste të konfirmuara.
Virusi po përhapet edhe në zona të reja të vendit, duke shtuar shqetësimet për zgjerimin e epidemisë.
Autoritetet kongoleze identifikuan rastin e parë më 15 maj të këtij, por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësis, virusi kishte qarkulluar për disa javë përpara se të identifikohej.
Në Republikën Demokratike të Kongos po qarkullon virusi Bundibugyo, një variant i rrallë i Ebola-s, për të cilin ende nuk ka vaksinë apo trajtim të miratuar.
Rastet e para u regjistruan në provincën Ituri, e cila konsiderohet epiqendra e epidemisë.
Megjithatë, sipas raportit më të fundit të qeverisë, janë shfaqur edhe dy raste të dyshuara në Kisangani, në provincën Tshopo, një zonë ku më parë nuk ishte raportuar asnjë rast me Ebola.
Njëri prej tyre dyshohet se lidhet me vatrën fillestare të shpërthimit, ndërsa për rastin tjetër autoritetet po hetojnë burimin e infektimit.
Ndërkohë, javën e kaluar nisën provat klinike për trajtime eksperimentale, me shpresën se do të gjendet një terapi efektive kundër këtij varianti të virusit.
Përpjekjet për të frenuar epideminë vazhdojnë të hasin vështirësi për shkak të mungesës së fondeve, sulmeve ndaj qendrave shëndetësore dhe konfliktit të vazhdueshëm në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

