Një votë 85 lekë/ Braho: Kjo fazë shërben për kompensim. Zgjedhjet e 25 Prillit ishin të shtrenjta

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, anëtari i Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave, Ledio Braho, ka komentuar vendimin e Komisiontit Qendror të Zgjedhjeve,  i cili miratoi ditën e sotme shpërndarjen e fondeve për partitë politike mbi bazën e votave që morën në zgjedhjet e 25 prillit. 

Sipas Brahos, zgjedhjet e 25 Prillit ishin më të kushtueshme gjatë gjithë historisë së Shqipërisë, për shkak të teknologjisë.

Më tej bënë me dije se vlera për një votë të vlefshme është 85 lekë, teksa shton se kjo fazë shërben edhe për kompensimin e atyre partive politike, që nuk kanë marrë pagesë përpara zgjedhjeve.

“Sot komisionari shtetëëror i zgjedhjeve ka miratuar një sërë vendimmarrjesh, një prej të cilave veçohet dhe përllogaritja e vlerës së një vote, ku përllogaritet në bazë të buxhetit që ishte parashikuar për partitë politike, buxhet që është shpërndarë paraprakisht përpara zgjedhjeve. Ka dalë që vlera për një votë të vlefshme është 85 lekë. Tani kjo fazë shërben edhe për kompensimin e atyre partive politike, atyre subjekteve zgjedhore që nuk kanë marrë pagesë përpara zgjedhjeve. Partitë politike kanë qenë sot pjesë e vendimmarrjes, por kanë edhe afatin e animimeve që mund t’i ankimojnë këto vendime.

Në lidhje me zgjedhjet, është e vërtetë se kanë qenë zgjedhjet më të shtrenjta, por përveç faktit që ka pasur një buxhet më të madh se herët e kaluara për subjektet zgjedhore për partitë politike, kanë qenë të shtrenjta sidomos për shkak të teknologjisë së re që u përfshi në këto zgjedhje, ishte pjesa e identifikimit biometrik që u bë në të gjithë Shqipërinë dhe ishte risi, po ashtu ishte rinumërimi elektronik si dhe pjesa e pajisjes me kamera në të gjithë qendrat e votimit.

Patjetër që këto kanë qenë të kushtueshme, dhe janë zgjedhjet më të kushtueshme në Shqipëri. Më lidhje me faktin nëse ja vlejnë apo jo, janë hapa pozitivë, sidomos pjesa e identifikimit biometrik ka qenë shumë e vlefshme sepse për herë të parë mund të kemi një statistikë reale të votimit të shumëfishtë, votimit të dyfishtë. Po ashtu ajo që është e rëndësishme janë filmimet, duke e bërë më të lehtë për organet proceduese për të hetuar dhe për të dënuar të gjithë ato persona që janë përfshirë në krime zgjedhore.

E rëndësishme është edhe pjesa e regjistrimit të gjithë procesit të numërimit të votova. Prokuroria i ka të gjitha mundësitë që të bëjë identifikime.”

Në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit, ai tha se nga PD e LSI janë bërë një sërë denoncimesh dhe provash, por megjithatë pavlefshmëria e zgjedhjeve nuk mund të shpallej pa 4 vota.

“PD dhe LSI kanë bërë një sërë kallëzimesh penale sidomos me tjetërsimin e votës në grupet e numërimit në KZAZ. Denoncimet kanë qenë të shumta, patjetër që PD dhe LSI kanë sjellë prova dhe provat nuk kishin të bënin me vepra penale të cilat janë bërë edhe publike , por kishte të bënin dhe me përdorimin e aseteve publike, sidomos pjesa e fondeve të rindërtimit. Po ashtu është denoncuar edhe përsa i përket listës së patronazhistëve, ka pasur denoncime për punësimet që janë bërë në administratën shtetërore, gjatë periudhës 4 muaj para ditës së zgjedhjeve deri në ditët e zgjedhjeve.

PD dhe LSI, sollën provat që kishin mundësi të mblidhnin për 5 ditë, sepse nga momenti që KQZ miratoi tabelën e rezultateve, PD dhe LSI, kishin 5 ditë kohë për të bërë ankim në KAS. Ato prova që u paraqitën iu kushtua vëmendja e nevojshme. Unë dhe 1 nga 4 anëtarë të tjerë që dolën pakicë në të gjitha vendimmarrjet ishim të mendimit që ishin prova që patjetër duhet të merreshin parasysh.

Qëllimi i organeve kolegjiale, është që vendimi të merret me votë, dhe për të arritur në pavlefshmërinë e zgjedhjeve duhet patjetër 4 vota. 4 vota nuk u bënë asnjë herë. Ajo që duhet të themi është se vendimet e KAS nuk janë të prera pasi ato mund të ankimohen në Kolegjin Zgjedhor apo në Gjykata për çështje të tjera."

Intervistoi Sonila Musai, përgatiti për online Anila Kolgjini. 

EMISIONET