Arrestohet shqiptari në Itali, dyshohet se është "koka" një rrjeti trafikimi të drogës

Arrestohet shqiptari në Itali, dyshohet se është "koka"

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane më 22 prill, i dyshuar se është ‘koka’ e një rrjeti të drogës.

Gjatë kontrollit brenda veturës së tij, është gjetur dhe konfiskuar gjysmë kilogrami hashash, 450 euro dhe një armë e cila ishte e mbushur me fishekë dhe e gatshme për përdorim.

Siç raportojnë mediat italiane, i riu shqiptar fshihej si shitës i veturave, por duket se ai furnizonte drejtpërdrejtë grupet vendase të këtij qyteti.

Shqiptari u prangos nga njësiti i anti-drogës në Ancona.

Ai ngarkohet për veprat penale “trafik droge” dhe “armëmbajtje pa leje”.

EMISIONET