Veliaj betohet dhe merr çelësat e Tiranës shtrin dorën e bashkëpunimit. PD ikën

Erion Veliaj merr zyrtarisht detyrën si kryetar i bashkisë me të madhe në vend ku është përqëndruar një e treta e popullsisë në vend. Me betimin se do të jetë kryebashkiak i gjithë qytetarëve ai premtoi se do ti shkojë deri në fund projekteve të premtuara. Mbledhja e parë e këshillit bashkiak u brakts nga këshilltaret e opozites pasi kundërshtuan prezencën e Ministrit Cuçi dhe prefektit.

Tirane- Paraditen e së enjtes, 30 korrikut 2015, fituesi i zgjedhjeve të 21 qershorit, Erion Veliaj mori çelësat për drejtimin e bashkisë së Tiranës në 4 vitet e ardhshme.

Ceremonia e betimit e cila ishte parashikuar të zhvillohej jashtë u zhvillua në ambientet e brendshme të këshillit bashkiak pas refuzimit të opozitës, megjithatë këta të fundit sërish u larguan nga salla në momentin solemn.

“Nga sot kemi privilegjin ti shërbejmë Tiranës me kohë të plotë. Bashkia do të jetë model i ri  me qytetarin dhe për qytetarin”   Kështu e nisi Erion Veliaj fjalën e tij menjëherë pas betimit para këshillit bashkiak, e cila u braktis nga opozita në momentin e betimit.

Në zyrën e kryetarit të bashkisë, Veliaj u prit siç ishte njoftuar nga nënkryetari demokrat Bozdo i cili dorëzoi dosjet dhe projektet e punës së ish kryetarit Lulzim Basha.

Për herë të parë në mbledhjen e këshillit bashkiak morën pjesë si të ftuar 5 personalitetete besimeve fetare.

Nesër do të emërohen 24 administratorët. Qytetarëve do u jepen shërbimet aty ku i kanë marrë deri sot

Ora 11: 46 Veliaj shtrin dorën e  bashkëpunimit-  "Si kryetar i bashkisë ju kërkoj të më jepni një dorë për të bërë realitet premtimet që dhamë në fushatë.  Shtrij dorën e bashkëpunimit për të gjithë ata që kanë diçka për të dhënë apo për të thënë. Kjo vlen dhe për përfaqësusit e opozitës. "

Ora 11: 50 Veliaj: Unë kryebashkiak i çdo qytetari-  " Unë besoj tek një Tiranë e mundësive të barabarta nuk mund të pranoj dhe nuk mund të dorëzohem përballë realitetit të një qyteti që zhvillohet me dy shpejtësi. Unë jam i majtë besoj tek solidaritetit dhe shanset e barabarta dhe do të punoj bashkë me ju pwr një bashki të integruar jo vetëm nga ana e infrastukturës, por do të integroj standarde shërbimi, urbanizimi dhe shkollimi. Çdo qytetar i Tiranës do të përfitojë të njëjtën cilësi shërbimesh. Shkollat do të ofrojnë të njëjtën kushte si në Tiranë të Re ashtu edhe në Shengjergj, transporti urban do të jetë i të njëjtit cilësisht si në Laprakë ashtu edhe në Vaqar, pastëria e rrugëve dhe hapësirave publike do të jetë e njëjtë si në Kombinat ashtu edhe në Dajt. Do të punoj që rrinia të ketë të njëjtët mundësi për tja dalë me sukses në Tiranë, si në njësinë 5 ashtu edhe në Pezë. Dhe që përkrahja e bashkisë të jetë e njëjtë si për qytetarët që jetojnë në mes të Tiranës ashtu edhe për ata që jetojnë në zonat e thella, vetëm kështu ne mund të krijojmë shanset dhe mundësit e barabarte kësaj hapësire që quhet Tiranë, ky po është një investim për të ardhmen "

[caption id="attachment_554431" align="alignnone" width="637"]veliajj bozdo Ne foto: Erion Veliaj takohet me Enno Bozdon[/caption]

Ora 11: 20 Këshilltarët PD  Opozita braktis mbledhjen -

Por nuk vijoi me të njëjtin entuziazëm pritja në brendësi pasi këshilltarët e djathtë kontestuan prezencën e ministrit Cuci dhe e prefektit Vorpsi në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak. Dhe kaq mjaftoi për ata që braktisin sallën

Këshilltarët e PD-së ikin nga salla në momentin kur Erion Veliaj do bënte betimi. Drejtuesi i këshilltarëve të PD-së kërkoi largimin nga salla të përfaqësuesve qëndrorë.

Por nuk vijoi me të njëjtin entuziazëm pritja në brendësi pasi këshilltarët e djathtë kontestuan prezencën e ministrit Cuci dhe e prefektit Vorpsi në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak. Dhe kaq mjaftoi për ata që braktisin sallën.

 

Olli:  Nuk mund të pranojmë që në sallë të ketë përfaqësues të pushtetit qëndror. Të ikin nga salla autoritetet që tentojnë te intimidojnë pushtetin vendor.  Mos e prishni këtë moment , na lejoni të jemi këtu pjesë e këtij moment solemn por jo me prezencë të autoriteteve të cilat nuk kanë asnjë lloj targeti.Edhe një herë ju lutem na lejoni të jemi pjesë e kësaj ceremonie.

Dalipi: "S’ja kam bërë këtë as Lulzim Bashës 4 vjet më parë. Salla e këshillit bashkiak është e hapur për të gjithë"

I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrit Çuçi që solli këtë argument

[caption id="attachment_554389" align="alignnone" width="637"]pd largohet Momenti i largimit te keshilltareve te PD-se nga keshilli bashkiak[/caption]

erioniii veliajk

 

Ecja në këmbë nga PS tek Bashkia-  Iu drejtua godinës së bashkisë së Tiranës rreth orës 11:oo i shoqëruar nga stafi i tij i ngushtë pas një mbledhje që zhvilloi me të në selinë e Partisë Socialiste.

Zgjodhi të ecë në këmbë drejt zyrës së re, duke respektuar sinjalistikën dhe duke marrë urimet e para nga qytetarët.

Në dyert e bashkisë së Tiranës e prisnin drejtues të administratës kryetari i sapozgjedhur i këshillit bashkiak Aldrin Dalipi dhe mjaft qytetare

 

erioni ne bashki veliaj sapo hyn ne bashki

 

 

[caption id="attachment_554367" align="alignnone" width="640"]veliaj del nga ps Veliaj del nga PS -se drejtohet nga Bashkia e Tiranes[/caption]

Ora 11:07 Vjollca Braho zgjidhet nën/kryetare e këshillit bashkiak të Tiranës

[caption id="attachment_554368" align="alignnone" width="636"]veliaj nga ps Veliaj del nga PS -se drejtohet nga Bashkia e Tiranes[/caption]

Ora 11: 05 Aldrin Dalipi:  " Dialog politik pa komplekse" - Dialogu politik do vazhdojë sepse vetëm dialogu jep mundësinë që ajo që ne mund të bëjmë të kthehet në një model i pëlqyer dhe i ndjekur nga të tjerët. Uroj punë të mbarë dhe të bëjmë më të miërn për qytetarët e Tiranës”

 Ora 11:01 Aldrin Dalipi zgjidhet kryetar i këshillit bashkiak me 41 vota pro, 19 vota kundër.

Ora 10: 34 Propozohet Aldrin Dalipi për kryetar të këshillit bashkiak-  Ngrihet komisioni i votimit me 3  anëtarë për të zgjedhur kryetarin e këshillit bashkiak. Siç ishte parashikuar këshilltarët e maxhorancës propozuan emrin e Aldrin Dalipit si kryetar të këshillit bashkiak. Këshilltarët e LSI mbështesin Aldrin Dalipin për kreun e këshillit bashkiak . E djathta nuk kishte asnjë propozim.

Ora 10: 27 Betohen këshilltarët e rinj të bashkisë së Tiranësn - Mbledhja e parë e Këshillit bashkiak u drejtua nga këshilltari më i vjetër Njazi Kosovrasti. Këshilli i ri bashkiak ka 61 këshilltarë, 42 janë të majtë, 19 të djathtë.

[caption id="attachment_554317" align="alignnone" width="639"]betimi i keshilltaeve Ne foto: Momenti i betimit te keshilltareve bashkiake 30 korrik 2015[/caption]

Veliaj me 4 nënkryetarë - Fituesi i zgjedhjeve të 21 qershorit 2015 do t’i drejtohet Bashkise se Tiranes me një armatë prej 4 nënkryetarësh Brunilda Paskali e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Arbian Mazniku i PS, Andi Seferi i Frymës së Re Demokratike dhe pritet të konfirmohet edhe emri i nënkryetarit të katërt nga PDIU.

Arredohet zyra -  Në ambientet e punës në Bashki, gjithshka vijon normalisht pasi i vetmi ndryshim per momentin është përqëndruar në zyrën e kryetarit të Bashkisë, e cila sot po transformohej me shijet e drejtuesit te ri Erion Veliaj, pasi stafi i tij po kujdesej per aredimin dhe bojen e re te mureve.

[caption id="attachment_554264" align="alignnone" width="640"]zyr e re e Veliajt ne Bashki Zyra e arreduar e kryetarit te bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj[/caption]

[caption id="attachment_554265" align="alignnone" width="640"]zyr e re e Veliajt ne Bashki Ne foto: Zyra e arreduar e kryetarit te bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj[/caption]

Konstituohet Keshilli bashkiak - Po sot konstituohet dhe Këshilli Bashkiak ku Aldrin Dalipi do të jetë kreu i Këshillit bashkiak të Tiranës për katër vitet e ardhshme.

Drejtuesit demokratë në bashkinë e Tiranës në oret e fundit të qëndrimit të tyre në detyrë po kujdesen të përcjellin në publik imazhin e dorëzimit zyrtar të pushtetit.

Projektet që lë gati Basha - Në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës ndodhen dosjet e projekteve strategjike të qytetit te Tiranës. Demokratët kanë zgjedhur nënkryetarin Enno Bozdo për të dorëzuar tek Kryebashkiaku Erion Veliaj dosjet e punes. Bozdo sqaron se jane 110 projekte, 50 prej te cilave gati për prokurorim.

Bozdo: "Janë 110 projekte të zakonshme që janë në vazhdim e sipër, prej të cilave 50 kanë përfunduar të gjitha proçedurat dhe janë gati të hapen për prokurim që nesër nga kryetari i ri i Bashkisë. Futen menjëherë në linjën e tyre, në kalendarin e tyre të zbatimit. Unë kam nxjerrë projektet më të reëndësishme, projektet strategjike të Tiranës."

[caption id="attachment_554110" align="alignnone" width="640"]bozdo Enno Bozdo dje ne bashki[/caption]

 

 

 

/Oranews.tv/

EMISIONET