U plagos në atentat, shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe niset me urgjencë drejt Traumës

U plagos në atentat, shefi i policisë bashkiake të

Niset me urgjencë drejt Tiranës shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, i cili mbeti i plagosur mesditën e sotme së bashku me babain e tij në një atentat me armë zjarri.

37-vjeçari, Mentor Hasanaj, është transportuar drejt spitalit të Traumës pasi ka paraqitur komplikacione dhe mjekët e spitalit rajonal të Shkodrës kanë vlerësuar dërgimin në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ndërkohë i ati i tij, Xhelal Hasanaj, 70 vjeç,  po merr mjekim në spitalin rajonal.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në segmentin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e njohur si ish-5 heronjtë,  në tregun e Dobraçit.

Mentor Hasanaj, 37 vjeç, ka qenë duke udhëtuar me mjetin e punës në drejtim të Malësisë së Madhe së bashku me gruan dhe babain e tij Xhelal Hasanaj, 70 vjeç, kur është qëlluar me breshëri arme zjarri.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur babë e bir, ndërsa 28-vjeçarja nuk ka marrë lëndime.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore  dhe po kontrollohet zona ku dyshohet se ka lëvizur autori.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit  për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Vendi Lajme shkoder Kronike atentat me arme zjarri mentor hasanaj

EMISIONET