Po bëhet gjithnjë e më e qartë humbja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Republikanët po përpiqen të distancohen nga pretendimet e Trump se zgjedhjet po vidhen.

“I egër, dhe një gabim i tmerrshëm”, tha guvernatori i Maryland, Larry Hogan, për akuzat e Trump; “Shumë shqetësuese”, sipas senatorit të Pensilvanisë Pat Toomey dhe “i pamatur” sipas e ish-kandidatit presidencial Mitt Romney.

Këto kundërshti paralajmërojnë një betejë të afërt për drejtimin e ardhshëm të partisë Republikane me figurën e saj të shkuar nga skena.

“Ka një pjesë të partisë Republikane që e mbështet atë kryesisht sepse ai është Trump, dhe pastaj një grup tjetër po e mbështet atë sepse ai po shtyn politikat më të djathta. Unë pres që partia Republikane do të ketë përparësi, me çfarëdo mekanizmi që u nevojitet për të mbizotëruar gjykatat, për të vazhduar shtypjen e votës, për t’u siguruar që ata mund, si një parti e pakicës, të qëndrojnë në kontroll të levave të qeverisë”, tha Jason Stanley, profesor i filozofisë në Universitetin e Yale.