E dhimbshme! Nënkampion bote por i papunë, Suli i zhgënjyer: Ikni nga ky vend

E dhimbshme! Nënkampion bote por i papunë, Suli i zhgënjyer: Ikni

Nënkampion Bote në peshëngritje, medalje bronzi në Europianin e vitit 2000, pjesëmarrës në dy olimpiada, në vitet 1996 dhe 2000 te të cilat u rendit në respektivisht i 14-ti dhe i 5-ti. Por sot Ilirjan Suli është i papunë dhe i dëshpëruar.

Në një Vox Pop për Real News në qendër të Tiranës, ku u pyet për patronazhistin e tij, Suli e tregon qartazi zhgënjimin e tij.

Sot 46 vjeç, Suli tregon se është i papunë dhe këshillon gazetaren dhe kameramanin të largohen nga Shqipëria.

“Sot në këtë vend çfarë s’po ndodh! Pse ju bën kaq përshtypje? Bëni mirë të ikni nga Shqipëria, më dëgjoni mua! A e di kush jam unë që po jua them? Ilir Suli. Mjeshtër i madh i punës nga Presidenti, nënkampion i botës në shtangë. Pasi lashë sportin, më lanë pa punë. Nuk i duan njerëzit që punojnë këta. Duan vetëm.... s’po ua them më mirë. Ikni nga ky vend! Kjo ka mbetur vetëm”, shprehet Suli.

EMISIONET