Wall Street pret debutimin historik të SPACE-X! Nasdaq teston sistemet për të shmangur problemet
SpaceX po përgatitet për debutimin më të madh të bursës në vitet e fundit, ndërsa Wall Street po teston intensivisht sistemet për të shmangur probleme teknike. Suksesi ose dështimi i këtij IPO-je mund të ndikojë në të gjithë tregun e ofertave publike gjatë vitit.

Wall Street po përgatitet për një nga debutimet më të mëdha të bursës në histori, ndërsa SpaceX pritet të dalë në treg me një vlerësim rekord prej 65 miliardë eurosh.
Pjesëmarrësit e tregut, nga bursat dhe brokerët deri te firmat e tregtimit me frekuencë të lartë, po punojnë intensivisht për të siguruar që debutimi të zhvillohet pa probleme teknike.
Ndërkohë janë kryer teste të shumta për të verifikuar kapacitetin e sistemeve duke organizuar edhe simulime fundjavash për klientët, ndërsa ka përmirësuar teknologjinë e përdorur për ofertat publike fillestare dhe ka përgatitur sisteme rezervë në rast të ndonjë dështimi teknik.
Një rol kyç në proces luan Morgan Stanley, e cila është përgjegjëse për stabilizimin e aksionit gjatë debutimit dhe për sigurimin e një hapjeje të rregullt të tregtimit.
Ndërkohë, S&P Global ka zgjeruar kapacitetet teknologjike me 200% dhe ka përdorur inteligjencën artificiale për të optimizuar funksionimin e sistemeve.
Një element që shton pasigurinë është fakti se SpaceX ka rezervuar një numër jashtëzakonisht të madh aksionesh për investitorët individualë.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të sjellë luhatje të forta të çmimit dhe sjellje të paparashikueshme në ditët e para të tregtimit.
Megjithatë, shumë investitorë e shohin debutimin e SpaceX si një provë të rëndësishme për tregun e ofertave publike. Një sukses mund të hapë rrugën për dalje të tjera të mëdha në bursë gjatë vitit, përfshirë kompani të njohura të inteligjencës artificiale si Anthropic dhe OpenAI.
Në të kundërt, një debutim problematik mund të ndikojë negativisht në besimin e investitorëve dhe në planet e kompanive që synojnë të dalin në treg në muajt e ardhshëm.


