Tajvani mesazh force Kinës! HIMARS amerikan testohet pranë Kinës mes tensioneve rajonale

Tajvani ka zhvilluar për herë të parë qitje të drejtpërdrejta me sistemin raketor amerikan HIMARS në ujërat e ngushticës që e ndan nga Kina. Stërvitja vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon dhe synon të testojë aftësinë e ishullit për t’iu përgjigjur një pushtimi të mundshëm kinez.

Tajvani mesazh force Kinës! HIMARS amerikan testohet pranë Kinës

Ushtria e Tajvanit ka testuar për herë të parë raketat e sistemit amerikan HIMARS në ujërat e Ngushticës së Tajvanit, në një demonstrim të qartë të aftësive mbrojtëse të ishullit përballë kërcënimeve në rritje nga Kina.

Stërvitja me zjarr të vërtetë u zhvillua në bregdetin perëndimor të Tajvanit, përballë territorit kinez, dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve ushtarake të Taipeit. Edhe pse sistemi HIMARS ishte testuar më parë, kjo ishte hera e parë që raketat e tij lëshoheshin drejt ujërave të ngushticës që ndan Tajvanin nga Kina.

Sipas ushtrisë tajvaneze, në stërvitje u përdorën raketa praktike me rreze veprimi të kufizuar, të projektuara për të rënë në det pranë brigjeve të ishullit.

“Për shkak të kërcënimit aktual armik, ne do të vazhdojmë stërvitjet me vendosmëri për të mbrojtur Tajvanin”, deklaroi nja nga rreshteret.

Sistemi HIMARS, i furnizuar nga Shtetet e Bashkuara, është pjesë e strategjisë së re mbrojtëse të Tajvanit, e cila fokusohet në armë me lëvizshmëri të lartë dhe goditje precize. I njohur për taktikën “qëllo dhe ik”, sistemi lejon lëshimin e raketave dhe zhvendosjen e menjëhershme në një pozicion tjetër për të shmangur kundërsulmet.

Pamjet nga stërvitja treguan mjetet raketore që lëviznin në pozicion dhe lëshonin raketat brenda pak minutash, duke demonstruar shpejtësinë dhe fleksibilitetin operacional të sistemit.

Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj dhe vazhdon të ushtrojë presion ushtarak ndaj ishullit, përmes patrullimeve të shpeshta detare dhe ajrore. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara mbeten furnizuesi kryesor i armëve për Tajvanin dhe kundërshtojnë çdo përpjekje për ndryshimin e statusit të ishullit me forcë.

EMISIONET