Ylli i Bayern Munich, Michael Olise, në qendër të interesit të klubeve të mëdha europiane!

Michael Olise mbylli një sezon fantastik me Bayern Munich, por vërtetoi se është një lider i vërtetë edhe në një përfaqësuese si Franca, e mbushur me yje.
Fillimisht ishte Real Madrid që tentoi të josh Bayern me një ofertë prej 150 milionë euro, por drejtuesit e klubit gjerman as që preferuar të futen në negociata duke ia bërë të qartë presidentit Perez se Olise nuk është në shitje.
Së fundmi, sipas mediave franceze, edhe PSG pritet të përfshihet në garë për të siguruar kartonin e Olise.
Sipas L’Equipe, PSG pritet të trokas në derën e Bayern gjatë verës me një ofertë zyrtare për yllin francez.
© BalkanWeb

