Flamuri i L*BT hiqet nga protesta/ Rama: Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, turp...

Flamuri i L*BT hiqet nga protesta/ Rama: Asnjë qenie njerëzore

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në lidhje me një video të postuar nga protesta sot në Tiranë, ku disa persona i heqin një djali nga dora flamurin e  LGBT+. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se kjo nuk është Shqipëria e cila po ndërtohet si një anëtare krenare e familjes evropiane.

Kryeministri theksoi se asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, të përjashtohet apo të bëhet objekt sulmi vetëm sepse është ndryshe. 

“Kjo nuk është Shqipëria ku ne besojmë dhe sigurisht nuk është Shqipëria që po ndërtojmë si një anëtare krenare e familjes evropiane.

Solidaritet i plotë me djalin që është bullizuar. Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, të përjashtohet apo të bëhet objekt sulmi vetëm sepse është ndryshe. Turp për bullizuesit”, shkruan Rama në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

EMISIONET