Abuzimet me tenderat, ish-kreu i ARRSH-së ankohet në GJKKO për “diskriminim gjinor”, Gjyli: Ndaj zyrtareve femra në hetim jepen masa të lehta, pse lihem në “arrest shtëpie”?

Abuzimet me tenderat, ish-kreu i ARRSH-së ankohet në GJKKO për

Kur po mbushet rreth një muaj nga vendimi i 18 majit që e la në “arrest shtëpie”, ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli i është ankuar Gjykatës së Posaçme me argumentin se po përdor dy standarde në trajtimin e zyrtarëve të lartë nën hetim.

Kjo pasi, sipas tij, ndaj zyrtareve femra, Gjyli ka konstatuar se masa e sigurisë e aplikuar është ajo e hetimit dhe gjykimit në gjendje të lirë.

Pretendimet e tij Gjyli i ka shprehur në seancën e sotme gjyqësore, ku u shqyrtua kërkesa e tij për ndryshimin e masës nga ajo e arrestit në shtëpi në detyrim paraqitje, apo hetim në gjendje të lirë.

Burime nga GJKKO-ja thanë për “Ora Neës” se Gjyli ka nënkuptuatr me argumentimin e tij se kemi të bëjmë me një diskrimin gjinor nga ana e trupës gjykuese ndaj tij.

Kujtojmë se kërkesa e ish-kreut të ARRSH-së vjen vetëm   pak ditë ku ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj u vendos masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, edhe pse akuzat ndaj saj janë më të rënda nga ato të Gjylit, ku Karçanaj u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal.

VENDIMI I 18 MAJIT

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi më 18 maj, të zgjasë afatet e paraburgimit në lidhje me masën “arrest në shtëpi” ndaj ish-kreut të ARRSH-së Gentian Gjyli dhe ish-kreut të KESH-it Erald Elezi, për një periudhë kohe prej 3 muajsh.

Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, si dhe ish-kreu i KESH, Erald Elezi, mbetën kështu në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi kërkesa e tyre për një masë më të lehtë u rrëzua.

Sjellim ndërmend se ndaj tyre janë ngritur akuzat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, lidhur me çështjen e Tunelit të Llogarasë.

SPAK ka kërkuar për ata nga një deri në dy vite burg, ndërsa për ish-kreun tjetër të ARRSH-së, Evis Berberi, ka kërkuar 10 vite heqje lirie dhe pesë vite ndalim të mbajtjes së posteve publike.

Nga hetimet e kryera, SPAK gjeti në shkelje 8 procedura tenderash të zhvilluara në vitet 2020‑2022 në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.

EMISIONET