“Air Canada” në siklet: komandanti 16 vite pa licencë

“Air Canada” në siklet: komandanti 16 vite pa licencë

Geoffrey Wall, një pilot i kompanisë *Air Canadia*  akuzohet se ka ushtruar për rreth 16 vjet detyrën e komandantit të avionëve pa certifikimin e lartë të kërkuar., shkruan repubblica It.

Autoritetet kanadeze po përpiqen të kuptojnë se si kjo parregullsi e dyshuar ka mbetur e pazbuluar për kaq shumë vite.

Shtatëmbëdhjetë vjet në komandën e avionëve më të mëdhenj të Air Canada, mbi 900 fluturime dhe rreth 3 milionë dollarë pagë.

Një karrierë që të kujton nga afër filmin “Catch Me If You Can” të Steven Spielberg, ku Leonardo DiCaprio interpreton mashtruesin Frank Abagnale, i cili shtirej si pilot linje pa qenë i tillë në të vërtetë.

Vetëm se këtë herë nuk bëhet fjalë për kinema, por për një histori reale që po trondit aviacionin komercial në Amerikën e Veriut.

Në qendër të saj është Geoffrey Wall, ish-komandant i kompanisë ajrore Air Canada, i përfshirë në një hetim që, sipas autoriteteve, e paraqet si protagonist të një mashtrimi afatgjatë: ai dyshohet se ka fluturuar si komandant nga viti 2009 deri në vitin 2025 pa zotëruar licencën specifike të kërkuar për atë rol, duke paraqitur dokumente që konsiderohen të falsifikuara.

Hetimi, i quajtur *Project Icarus*  synon të sqarojë përgjegjësitë e ish-pilotit dhe, mbi të gjitha, të kuptojë se si kjo parregullsi e dyshuar ka mbetur e fshehur për kaq shumë kohë pavarësisht kontrolleve të shumta në sektor.

Akuzat e hetimit “Project Icarus”
Wall u arrestua më 1 qershor dhe do të përballet me disa akuza penale.

Sipas policisë rajonale të Peel-it, në provincën e Ontarios, ai ka shtatë akuza.

Ai ka pilotuar disa nga avionët kryesorë të kompanisë:
Boeing 767
Boeing 777
Boeing 787 Dreamliner

Sipas autoriteteve, gjatë kësaj periudhe ai ka përfituar rreth 3 milionë dollarë kanadezë pagë.
Befasuese është edhe pozita që kishte brenda komunitetit profesional.. 

EMISIONET