All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Studentët në protestë kundër tarifave në Universitetet publike

Studentët në protestë kundër tarifave në Universitetet

Studentë të Universiteteve Private të cilët kanë pasur fatin të transferohen në ato publike kanë zgjedhur marshimin si mënyrë për të protestuar kundër tarifave shumë të larta që Ministria ka aplikuar për ta.

All - Paragraf - 3

“Tarifat janë deri në 7 herë më të larta për këta studentë në raport me kolegët e tyre që kanë fituar Maturën Shtetërore. Kujtojmë këtu se edhe këta e kanë fituar Maturën Shtetërore, por njëri mund ta ketë fituar për Gjuhë-Letërsi dhe dëshiron të vazhdojë për Juridik apo Ekonomik dhe ka vazhduar studimet në Universitetet Private.

Këto bien në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut sepse ka diskriminim, bie në kundërshtim me Kushtetutën në disa nene të saj dhe me Ligjin për Arsimin e Lartë i cili thotë se tarifat e studentëv e nuk mund ti tejkalojnë kostot e studimit”tha avokati që përfaqëson studentët.

Studentët kanë hartuar një peticion, që sipas avokatit i cili i përfaqëson, synojnë që nëpërmjet mbështetjes së deputetevë të Kuvendit të Shqipërisë ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese:

All - Paragraf - 8

Ky është marshimi i parë i studentëve të transferuar në Universitetet Publike pas mbylljes së Universiteteve Private të mbyllura disa muaj më parë.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET