Ylber Ramadani pranë largimit nga Leçe, mesfushori kuqezi drejt Çorum FK në Turqi

Ylber Ramadani pranë largimit nga Leçe, mesfushori kuqezi drejt

Ylber Ramadani është shumë pranë mbylljes së aventurës së tij me Leçen. Sipas raportimeve të Sky Sport, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Çorum FK, skuadër që do të garojë në elitën e futbollit turk.

Pas tre sezonesh në Serie A, ku u shndërrua në një nga lojtarët më të besueshëm të mesfushës së Leçes, Ramadani duket gati për një sfidë të re.

Largimi i tij pritet të lërë një boshllëk të rëndësishëm në repartin e mesfushës, duke detyruar klubin italian të kërkojë një zëvendësues në merkaton e verës.

Gjatë qëndrimit në Itali, Ramadani u dallua për disiplinën taktike, shpirtin luftarak dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje, duke qenë një nga shtyllat e skuadrës në betejën për mbijetesë.

Vendimi për t’u larguar lidhet me dëshirën e futbollistit shqiptar për të provuar një kampionat të ri dhe për të marrë më shumë përgjegjësi në një projekt të ri sportiv.

Edhe për Leccen ky operacion mund të vlerësohet tepër I suksseshëm, pasi klubi nga jugu i Italisë do të përfitojë 1 mln euro, për mesfushorin kuqezi, kontrata e të cilit do të skadonte vitin e ardhshëm.

Pas sfidave të vazhdueshme për mbijetesë në Serie A, objektivi i Ramadanit është të nisë një kapitull të ri në Turqi, me ambicien për të arritur suksese më të mëdha dhe për të konfirmuar edhe një herë vlerat e tij në arenën ndërkombëtare.

EMISIONET