Angelina Jolie rikthehet në Hollywood: Filmi që i riktheu kujtimet më të dhi*bshme dhe rrëfimi për jetën pas divorcit!

Pas disa vitesh larg vëmendjes së Hollywood-it, Angelina Jolie është gati për një rikthim të madh në ekran. Aktorja fituese e çmimit Oscar po promovon filmin e saj më të ri, "Couture", një projekt që ka një domethënie të veçantë për të, pasi prek një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.
Në film, Jolie interpreton një regjisore amerikane që, gjatë Javës së Modës në Paris, mëson se është diagnostikuar me kancer gjiri. Roli e riktheu aktoren te kujtimet e humbjes së nënës së saj, Marcheline Bertrand, e cila ndërroi jetë nga kjo sëmundje në moshën 56-vjeçare.
Edhe vetë Jolie iu nënshtrua një mastektomie parandaluese në vitin 2013, pasi zbuloi se mbante mutacionin e gjenit BRCA1, që e vendoste në rrezik të lartë për t'u prekur nga kanceri i gjirit dhe ai i vezoreve.
Në një intervistë për Reuters, aktorja pranoi se xhirimi i disa skenave ishte emocionalisht i vështirë.
"Ishte një ndjesi e çuditshme. Sikur Hollywood-i të kishte hyrë në dhomën time të spitalit. U ndjeva shumë e pambrojtur, por shpresoj që njerëzit ta kuptojnë se të gjithë kalojmë sprova dhe se pikërisht ato na bëjnë më njerëzorë", u shpreh ajo.
Gjatë promovimit të filmit, Jolie foli edhe për jetën e saj pas divorcit nga Brad Pitt, duke zbuluar se kishte menduar të hiqte dorë nga aktrimi.
Në një intervistë për Variety, ajo tha se para ndarjes në vitin 2016 kishte vendosur t'i përkushtohej regjisurës dhe projekteve humanitare.
"Praktikisht e kisha lënë aktrimin. Më pas kuptova se mënyra më e mirë për të qenë pranë fëmijëve dhe për të siguruar të ardhura ishte të rikthehesha në role që nuk më mbanin larg tyre për një kohë të gjatë", tregoi aktorja.
Jolie zbuloi gjithashtu se motivimin për t'u rikthyer në ekran e ka gjetur falë gjashtë fëmijëve të saj.
"Mendoj se më është rikthyer shpirti luftarak. Për një kohë e humba, por tani po e gjej sërish dhe kjo falë fëmijëve të mi, të cilët janë rritur dhe më inkurajojnë të ndjek ëndrrat e mia", tha ajo.
Deklaratat e saj janë interpretuar nga mediat ndërkombëtare si një mesazh i tërthortë për Brad Pitt, marrëdhënia e të cilit me fëmijët vazhdon të jetë e tensionuar prej vitesh.
Angelina foli edhe për jetën e saj sentimentale, duke pranuar se që nga divorci nuk ka qenë në një lidhje të re. "Për të qenë e sinqertë, nuk kam dalë me askënd që nga divorci. Kam qenë e përqendruar te fëmijët dhe familja ime", tha ajo.
Megjithatë, aktorja pranoi se puna në filmin "Couture" i ka ndryshuar këndvështrimin për dashurinë, duke e bërë të kuptojë se një grua mund të jetë njëkohësisht një nënë e përkushtuar dhe të jetë e hapur për një marrëdhënie të re.

